23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Elisabeta Gockaj

S’të bën jo…të madhin mbret

Doli marsi hyri prilli,

në baçe s’këndon bilbili,

Burrat ngelen nëpër udhë,

Dy dekada dhe më shumë.

Qan fëmija…. do të anë,

Aratisur …s’është nizame!

Emigrant… si mos më keq,

Netve …pa bukë e pa fjetë.

Për nje tjegull per një tra,

Për një strehëz që ta mba.

Të sjell një bidone ne krah,

Dhe thesin që Kisha i dha.

Këndon nëna një ninullë,

Burrë… çu bëre, more burrë 

Humbe.. a të zunë në udhë,

Djali tashmë është bër burrë.

Këtu…. ka ngelure shkretë,

Nisi rrugën për kurbetë,

Bashkë me shokët e vetë,

Bëheshin të gjithë dhjetë.

Fshatin e mbyti liqene,

Lotet e nënave që derdhnë,

As nje gjurmë në ardhçë s’gjen,

Ndaj mos u brengosë thell.

Mbi liqenë do te notoj,

Mesazhi që shpirti e shkroj

Kurbeti ç’do ditë të vret,

S’të bën jo… të madhin mbret,

| Elisabeta Gockaj |

***

Mbrëmja pa ty

Mbrëmja pa ty është natë qorre,

Kam frikē të lëviz nëpër shtëpi,

Bie e vetme në shtratin lehonë,

Ta mbroj …e të më mbroj po ai.

  

Mobiljet gjithë bëhen fantazma,

Mendimet nisin luftojnë bashkë,

Unë pres mëngjesin të zbardhë përjashta,

Të dal si perla nga një guackë.

| Elisabeta Gockaj |

***

Do pres rrufe për ditë

Kjo jetë.. e vakët si perëndimi,

S’të ngroh… as nuk të djeg,

Të tret.. të shuan porsi qiriri,

Dhomës me flakë te zbeht.

Tek pret’ mesnatës deri vonë,

Të dashurin në udhë,

Kur jashtë bije edhe gjëmon,

Syrit… nuk vë jo gjumë.

Përpara.. sec të fanitet jeta,

Ç’do brengë edhe c’do gazë,

Me të mira… e me të meta,

Që shpirtit hapin brazdë.

Dhe unë.. njësoj si gjithë të tjerët,

Jetën e shkoj në pritë,

Sa të bashkoj gjysmën e zemrës,

Do pres, rrufe…. për ditë .

| Elisabeta Gockaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.