Mendimin tim si ta përkund
Më tremb…mē tremb mendimi im,
Më futë ethet, llahtarin,
Kur shoh pēr qarke perëndim,
Mbrëmjen e heshtur që më përpin.
Pa ç’ka se dita kaloj e qet,
Djelli nuk dogji e s’dolën rret,
Kjo natë erdhë e zezë sterr,
Gjysma e vdekjes krahët i nxjer.
Në lufte me të…të mos më mund,
Mendimin tim si ta përkund !
Me ngre biruc, më çonë xhelat,
Pa ç’ka se bota me sheh rehat .
Nuk ka gjykatës nuk marr dënim !
nuk ka pages për pafajsin .
I trëmbem veç mendimit tim,
Litarve që tjerr për drejtësin.