Diva
Në se k’to rrugë do të na hapen,
e koha vetë do të na pres,
unë do të kthehem në Gateo, (Itali)
si shtegetari që kërkon verë.
Në k’të qytezë ku gjeta streh,
ku gjeta njerëz të thjesht të dashur,
ku nuk mu desh të ndëroj fe,
as si kjo botë të përdor maskën.
Brenda shtëpie ndoshta më pret ,
Diva …ky emër madhështor,
kjo nënë që më dha respekt,
dhe dashurinë atërore.
S’të bëne thesari njeri të çmuar,
të gjithë ditve mendjen gënjejm,
unë brenda zemre jamë pasuruar,
sa po takova k’ta njerëz të thjesht.
| Elisabeta Gockaj |