Dërgoma hënën
Atdhe …në më sheh të përulur mbi bot
është shenj pendese… jam duke derdh lot
më fal në se s’munda të qëndroj I fort
as streha, as leku, këtu …s’po më bëjnë zot.
Mbase, aty s’kisha, banane… ananas
ndoshta kurrë s’do ti njihja… frutat tropikal
besom ….këtu asgjë s’po më mbush
më mungon prej teje dhe më i vogli gur.
Burimin me ujin e ftohtë e të kristal
dhe hijen e rrapit të lartë shumë vjeçar
nuk mund ti ndëroj e të ndihem si gjeth
me k’to pyje të lart ku s’hynë një pik diell
Qiellin e kthjellët ma kanë mbuluar krejt
K’to pisha që rriten ç’do ditë pa ment
Ndaj falëm e më pagëzo në k’të rrugë të errt
Dërgoma hënën nga pas të më ndjek.
Në syrin e saj të të shohë në ç’do nat
Të shkurtoj prej teje k’të distanc të gjat
Që rrugën e kthimit ta gjej përsëri
Të prehem përjetësisht e qet në tëndin gji.
Elisabeta Gockaj