22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Elisaveta Gockaj

Vetminë as hasmit mos ja dhuro
Përse e kemi kaq të vështir,
më fal të themi kur ne gabojmë !
si unë ….ashtu ti miku imë
të vërtetës largë i qëndrojm .
S’mund të them atë se njohim
s’mund të them..  se e shpërfillim
por egua na ka lidhur fort
si kalin pas një rrënje lisi .
Në ndeshemi përball pa pritur
i ulim syt pa thënë një fjal
dekorat presim nga vdekja !
a ndoshta kërkojmë lapidar !
si unë …si ti edhe pa faj
të falësh …qenka kaq e vështir !
jeta pa njerëz është varr,
jeta pa njerëz është humbëtir .
Lëndojmë veten duke kërkuar
një lumturi ..  që gjithë e kemi
ç’do ditë duke zhbiriluar
difektet në për njëri tjetri .
Vetminë as hasmit mos ja dhuro
ajo është pus i thell i errët
brenda saj mbytë këdo
dhe të pushtetshmin të madhin mbret.
| Elisaveta Gockaj |
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.