Natyra ( Zoti) në këtë Tokë misterioze ka krijuar gjallesa të shumëllojshme,që jetojnë në tokë,në ujë,në xhungël,në dëborë e akull.Gjithashtu dhe gjallesen bimësi të shumëllojshme,që i përshtaten kushteve dhe jetojnë e shumëzohen në tokë,në moçal,në ujë në mal,në detë e kudo.
Njeriut i dha mendjen,kafshës intuiten e bimësisë përshtatjen.
Njeriu lind,shumëzohet,po dhe kafsha kështu,gjithashtu dhe bimësia; të tria gjallesa,që sigurojnë vazhdimësinë e jetës mbi tokë.
Njeriu ka fatin të jetë superior se ka mendjen dhe privilegjin të jetojë falë tyre e pa ato s’jetonte dot.
Ç’i bashkon? Njeriu lind,shumëzohet,jeton;po kështu edhe kafsha,po kështu edhe bima.
Ç’i ndanë?Njeriu mardhënien seksuale e trajton si kënaqësi personale,jo për vazhdimësi.E kafsha e ndjen këtë kënaqësi veç me cikle dhe jep maksimumin e mundëshëm për vazhdimësi.
Njeriu( femra) ekspozon organet gjinore për të joshur meshkujt,ndërsa kafsha i ka fshehur dhe vlerëson funksionin primar të tyre.Sisa është organi i jetës,ushqen krijesen të sapo dalur në jetë.Kafsha ia ruan vlerat dhe funksionet e saj,ndërsa njeriu e ekspozon,e zvoglon dhe e zmadhon,e mbush dhe me tallash për ta bërë ate joshëse.Po,për ke?Për mashkujt,edhe kur e ka një në krah.
Organin seksual te kafshët natyra e ka fshehur( me një bisht)Njeriu kërkon ta zbulojë.Vendos sipër tijë një rrip,të afërm me bishtin e kafshës e shumë herë e hekë fare.
Njeriu çiftëzohet,edhe kafsha gjithashtu.Njeriu ” me mend” çiftëzohet nganjëherë pa u menduar fare,kurse kafsha me intuitë mendohet shumë parase të çiftëzohet.Të dy lindin krijesat e tyre.Njeriu për çudi shpesh bëhet i dhunshëm,lë në mes të rrugës krijesen e tij,Kurse kafsha sakrifikon vehten dhe derisa të nxjerrë në jetë krijesen e saj(të jetojë e lirë me mundësitë e veta)nuk divorcohet.
BESA tek njeriu s’ka të krahasuar me ate të kafshës.Njeriu me mendje të çoroditur,shpesh tradhëton në format më të ndryshme të tradhëtisë.E kafsha besnike nuk e njeh tradhltinë.
Njerëzit jetojnë në komunitet,kafshët në grumbullime(kope)Njerëzit tradhëtojnë mbrenda komunitetit,edhe mbrenda rrethit të ngushtë familjar(historia ka treguar)E kafshët jo,bile sakrifikojnë deri në asgjesim.
Njerëzit besojnë në një fuqi të mbinatyrshme,që quhet Zot,por dhe ate s’e bedojnë se,po ta besonin,do të ishin besnikë si kafshët.
Besoj këtu do të jetë bazuar shkrimtari i madh Mark Tuen,kur thotë:”Kërkon klimë të mirë në jeten tjetër?E gjenë në Parajsë.Kërkon njerëz?Shko në Ferr”
Apo kur drejton pyetjen retorike:”Zoti e krijoi njeriun kur ishte shumë i lodhur?Kjo do të spjegonte shumë gjëra”