GigBrother ViP, Për’Puthen…?!
“Jeta nuk përsërite.
E vetmja gjë,që nuk duhet shpenzuar kot,është koha.”D.Agolli.
Shtëpia ” më e famshme” Një grumbull njerëzish “ViP-a” fare të papërgjegjshëm,që gjithë diten veç vajtojnë për budallalleqet e tyre:kanë tradhëtuar bashkëshortet; i kanë dërguar në polici për dhunë;kanë lënë fëmijët jashtë.Ekspozojnë shalët e gjokset e qajnë për bashkëshortët e tradhëtuar e fëmijët e lënë jadhtë.E gjithë diten e naten,me ato trupa të lakuriqta,si personazhet e Migjenit,rrogollisen në ato shtretër në një dhomë të përbashkët, duke thurur thadhetheme e intriga mes tyre,e pastaj buzëqeshin,ose më mirë me thanë zgërdhihen.
Ç’mësoj unë “konservatori” ç’mësojnë adolishentët,të rinjtë prej tyre?Ku e gjejnë vehten ato që u mungon uji e buka,kur shikojnë këto?
Po Për’Puthen? Një grumbullim të rinjsh me nivel shumë të ultë kulturor dhe edukativ,me të kaluar si në hije.Të lidhur me nga dy-tre vjet e të ndarë,e këtu,për dy-tre muaj do të gjejnë përputhjen e vërtetë?Rezultati u konkretizu.U lidhen dhe u zgjidhen,pa u lidhur akoma.Edhe pleqt e turpit haha.
E për çudi,që s’duhet me çuditë,kanë shikushmëri shumë të lartë.
Edhe unë i shikoj nganjëherë,se s’kam ç’të shikoj,por jo shpesh.Por i kërkoj ndjesë të ndjerit Dritero për këtë pak kohë,që e shpenzoj kot.