Kaluan 30 vjet,nga koha kur shqiptarët “fituan Lirinë” ; rrëzuan bustin e “diktatorit” e moren atë gjë pa shpirtë rrëshqanë përmes qytetit,bile i hipen nga sipër me automatikë në krah nga frika se mos po zgjohej se s’gjenin vend ku të futeshin.E kush ishin këto? Ishin ato që i kishin lustruar këpucët dhe kishin derdhë lotë,kur ai kish ndrruar jetë.
E s’u mjaftuan me kaq,por i shkulen edhe varrin në varrezat e dëshmorëve.Për çudi nuk i shkulen të gjithë përderisa ky kish qenë drejtuesi i tyre.
Po bëj një krahasim,e nëse gaboj,më korrigjoni.Kur ripushtuan turqit Shqipërinë,pas 25 vjet lufte me Skenderbeun,i hapen varrin,sipas historianëve dhe eshtrat e tij nuk i treten,por i bënë hajmali për t’marrë forcen e tij në luftrat që i prisnin.
E sot,pas 30 vjetësh shqiptarët e fituan lirinë? Shumë thojnë po,se s’dijnë ç’është liria e unë them jo.
E për t’ju bindur po ju prezantoj me mendjen e ndritur Faik Konica,i cili në vitin 1897 e përcakton qartë:
Ç’është liria?-Më mbetet pak kohë akoma.
Dua të marr shpaten,t’u çaj koken gomarëve,edhe,në vent të tmerit,të kllas këtë:ç’është liria?
Të mos kisha nisur këtë fletën( vaftë në djsll !) s’do të humbja koken time të mësonj gomerëve ç’është liria.Dy muaj janë që u nis kio puna dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve.Më mirë të shes pleh nneriu se të nisja punë për Shqiptarët.Janë nja 50 Shqiptarë që kuptojnë ç’është liria:ata nuk më shkojtin gomarërira se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit.Po të tjerët janë gomarë,dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë,a e dini se ç’kam për të bërë?Qobarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut,në vent që të mbanj të përkohëshmen;më mirë të shes mut njeriu,se të shkronjë për Shqipëtarët.
Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush koken me këtë:Ç’është liria?Liria është të mundet njeriu:1.të besojë ç’i do zëmbëra;2.të thotë ç’i do zëmbëra;3.të besojë ç’i do zëmbëra;4.të bëjë ç’i do zëmbëra,VEÇ ATO QË JANË KUNDRË LIRISË TJATËRI NJERIU.
Shqipëtarët,më të sbumtë shpirtrobër.Për dëfrim.”Janë Shqipëtarë që kanë fe.Unë thom:”Ata janë të lirë të kenë fe,janë të lirë të thonë që kanë fe,janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë,janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”; dhe kur më dërgojnë artkëlla për të lëvduar ferat,i shtyp pa besuar,se s’kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.Po kur unë bedonj,tbom,shkronj që më vjen të vjellur për çdo fe,-ata shpirtrobërit më thërresin:” S’të lëshojmë lirinë të shaç ferat” S’më lëshoni të shaj ferat?Por unë,shpirtrobër,pse u lëshonj t’i lëvdoni ferat ato?A kini,në mos fillosofi,pakëzë ment për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari?
Vëllezër Shqipëtarë! MJAFT VOJTI E GJORA SHQIPËRI JETEN E KURMIT,DUHET EDHE AJO TË NISJË TANI TË RROJË JETEN E MENDES( La vie intellectuella) Jeta e mendes është të hapin të tërë zëmblratt’ona,të flasim vëllezërisht njëri kundër fjalës tjatërit,të kuvendojmë si njerëzit të qytetëruara qi mlidhen e lëftojnë me fjalë për ideat e tyre.Mos besoni se kshu do të largohemi njëri tjatërit!Përkundrë do të qademi më shumë,se do të njihemi më mirë,s’do të kemi mendime të fshehura,dbe do të kuptojmë që të tërë jemi lidhuri me dy lidhje të arta:dëshërimi i Vërtelës e dëshërimi i Shqipërisë.
Për të qenë e mirë e përkohëshmia,duhet të jetë si pazar,-një pazar ku gjenden njerëz të pasur,njerëz të varfër,gra,burra,djem,të krishterë,muslimanë,të pafe,të tërë tok,dhe,duke kuvenduar,miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre.