13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Eljaz Salja

SAMIU dhe UNË…!?Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz të ulur

U rritëm bashkë,me të mirat dhe të kqijat; u shkolluam bashkë e punuam bashkë.
Nuk u pasuruam kurrë,por jetuam bukur,me pak e sak dhe shumë të lumtur.Kurr nuk na teproi,por as nuk na mungoi.
Shkonim në punë me gëzim,se aty mes kolektivit gjenim lumtunin.Debatonim e “grindeshim” në punë e sipër,por asnjëherë s’kishim frikë njeri tjetrin,sepse mendja e zemra jonë nuk punonte kundër shokut e mikut.Edhe nëse ndonjeri guxonte,përjashtonte vehten në përballje.
Shkonim në punë pasi kishim ushqyer fëmijët,u varnim në qafë çelësin e shtëpisë dhe i kishim 100% të sigurtë.
Kështu jetuam ne në “diktaturë” ku ligji,i mirë apo i keq,jeten tënde dhe të fëmijëve ta garantonte.
E shembëm ” diktaturen” e shumë mirë bëmë,se kërkuam lirinë,demokracinë.E ç’gjetem? Belanë,një diktaturë më injorante e kriminele.Edhe atë pak liri,që kishim,na e mohuan dhe vazhdojnë.
Dy liri fituam:
1.Lirinë e ikjes e braktisjes së vendit tënd kaq të begatë,zhyt e mbyt nëpër dete e male dhe mbushëm burgjet e Europës,se nuk na dilnin tonët.
2.Lirinë e fjalës:fol sa të duash,shajë sa t’mundesh,se s’po ta varë kush.Edhe më injoranti,që është kambur me pislleqe,të thotë:Akoma keni mbetë komunistë.E kush?Një i pa ditur,që s’ka idenë e konceptit komunist apo demokrat,që mund të jetë ish komunist, birë apo nip komunisti,të burgosur për pislleqet e tijë; ka marrë ca lekë si i persekutuar dhe na është bërë demokrat.
E unë e Samia dhe shumë si ne, çamë boren me fizikun e rinisë për të mësuar dhe edukuar fëmijët e malësorëve,që shumë e kishin andërruar.E nuk u bëmë kurrë pishman,se kryem një detyrë shumë të shenjtë.
Por jemi të zhgënjyer,se nuk gjetëm ç’prisnim dhe po vuajmë moralisht dhe ekonomikisht.
– Moralisht,kur shohim se si realizohet mësimi dhe edukimi sot në “demokraci”
Mësuesi dhunon nxënësin dhe nxënësi mësuesin; mësuesi s’e ka punën të garantuar; prindi s’e ka fëmijen të sigurtë.
Ekonomikisht.Mbas një jete punë,shpërblehemi sa për bukë goje,për mbijetesë.E politikanët e këtyre 30 viteve shkërdhatokraci,në emër të demokracisë,pasurohen e pasurohen pa dã.
Këtë bisedë bëmë sot me Saminë dhe e përfunduam me një thënie të Migjenit:
“Po unë kur do të qesh,apo kur të vdes”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.