Në komunikimin e përditshëm njerëzit komunikojnë përmes fjalorit aktiv dhe atij pasiv,gjithmonë sipas edukatës dhe kulturës,por dhe sipas punës,funksionit,mjedisit etj.
Fjalori aktiv është ai i përditëshmi,p.sh. fshatari: tokë,vaditje,prashitje,korrje-shirje,lopë,dele,pulë,rrush,fik etj.etj. ; arsimtari: shkollë,klasë,nxënës,plan mësimor- edukatib,libër,fletore,lapsë etjetj. ; mjeku:pacent,diagnozë,ilaçë etjetj.; politikani: pushtet,zgjedhje,vjedhje,grabitje etjetj.
Pra,sipas profesionit,detyres,mjedisit.
Fjalori pasiv,përdoret më radhë,jasht profesionit,në ambjente argëtimi,gjatë pushimeve,kafeve etj.Politikanët,politologët,analistët,punonjësit e drejtësisë në në vërtetë nuk diferencojnë fjalorin aktiv me atë pasiv.Ato kanë në përdorim veç fjalorin e tyre,padyshim aktiv: vjedh,grabit,shfrytëzo,përdhuno,kap ça t’kapësh.Ndërsa farfanjakët: pensionistët,punëtorët,fshatarët si fjalor pasiv kanë telenovelat,BigBrother,Përputhen etj.
Dikurë,kur njerëzit ishin njerëz,fjalori aktiv dhe ai pasiv shkriheshin në një dhe
bëhej kuvendi si t’ishte vendi dhe secili merrte frymë parase të lëshonte fjalen,pa i thënë kujtë më ler të flasë,ose pa të thënë kush pusho.
MË LER TË FLAS është shprehja më aktive në fjalorin e sotëm aktv.Burimi është tempulli i ” lirisë” parlamenti,me “ajken” e kulturës mbrenda,ku dominon banaliteti,pisëlleku e vazhdon në komisionet e kësaj “ajke” e në të gjitha studiot televizive,ku flasin gjithë përnjëheri,si në mulli,aq sa moderatori Fejzi,njëlloj si ato,merr një shkop tregues në dorë e çirret ” pushoni” e askush s’pushon e kërkush s’merr vesh ç’thuhet.E më nderë ka një kafshë se ato që s’fladin mbarë.Dhe më keq se nuk është një e dy,por të gjithë për turpin e tyre dhe atyre që u shërbejnë.
Për fatin e keq ky tip fjalori ka zbritur deri poshtë në bazë,në tavolina shlodhjeje,e deri në familje,ku nuk dihet se kush do të thojë pusho,sepse s’pushon asnjeri.
Unë,e shumë si unë,që gjithë jeten artikuluem fjalorin aktiv dhe atë pasiv,të mësuar dhe edukuar nga para ardhësit tanë me një fjalor njerëzor,kurrë nuk i lejuam vehtes të na thojë dikush më ler të flas,e aq më keq ” pusho”.E mërzitemi,lodhemi,stresohemi dhe rrimë e mendojmë: pse kështu,nga na erdhi ky lloj komunikimi? Nga demokracia? Jo se në demokraci do të thotë të shprehesh mendimin lirshëm,pa cënuar lirinë e tjetrit.Liria yte mbaron,kur cënon lirinë e tjetrit.E aq më tepër kur e ofendon.
MË LËR TË FLAS, sot është shprehja më aktive kudo,sepse nuk të lë tjetri të flasësh për dy arsye: ose nuk di,ose nuk do,sepse ka një shërbim ndaj dikujt,që e investon,fatkeqësisht.
MË LER TË FLAS, të lutem !