18.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Eljaz Salja

” D E M O K R A C I A …!?”

Në fjalorin filozofik demokraci do të thotë:demos-popull ; kratis-pushtet ; në kuptimin e përgjithshëm do të thotë:formë qeverisje ose sistem politik në të cilin pushteti i takon popullit.

Nëse kujtojnë, ata që dijnë të lexojnë, të pavdekshmin Lincoln,i cili në fjalimin e tij,veç me 300 fjalë,në Gettysborg,pas gjithë atyre krimeve makabre,në vitin 1863,citon: “se ne këtu i qëndrojmë me të madhe se këta të rënë nuk do të shkojnë kot ; se ky komb,nën Zotin,do të ketë një Rilindje të Lirisë; dhe se qeveria e popullit nga populli,për popullin,nuk do të zhduket nga toka.”

Në fjalorin filozofik thuhet se DEMOKRACIA është një formë pushteti,që mbështetet në parimin e nënshtrimit të pakicës ndaj shumicës,në parimin e lirive e të drejtave të barabarta të qytetarëve.Lind pyetja:A zë vend ky parim filozofik sot në boten demokratike,që propogandohet me kaq forcë?

Gjithë bota sot drejtohet nga oligarkët,ndërsa popujt janë këthye në tufë,pas ogiçit oligark,e ky i fundit për interesat e tij,si i babëzitur,kur s’i interson mã,i hek tubin e oksigjenit,e ngordh.

E nuk ka si të ndodh ndryshe,në një kohë,kur gjithë ekonomia botërore është përqëndruar në doren e 10% të njerëzimit e 90″ hapin gojen drejtë 10%.

Pse kësaj i thojnë demokraci?

E shembulli më konkret i mos ekzistencës së konceptit “Demokraci” sot është PUTINI,një oligark i rrethuar me oligark,duke nisur nga i biri,i cili po shkatrron një popull mbi 40 miljonësh,të pafajshëm,thjesht për egon e tij personale të shfrenuar.

Putini është diktator,oligart,në sytë e tij gjarpëror lexon veç krim dhe krimi do ta marrë me vehte,si para ardhësit e tijë.

Veç njerëzimi nuk ka për ta harruar kurrë sulmin ndaj Irakut nga demokracia perëndimore Amerikë-Angli,që u dtyruan të kërkojnë falje pas 10 vjetësh,pas gjithë asaj gjakderdhje dhe atyre shkatrrimeve të atij vedi,që kish universitet që në shekullin e Xll,kur Amerika nuk njihej në se ekziston.

“Gaboi djali im që pushtoi Irakun” tha Bushi i madh;”Gabuam” tha Toni Bleer.

Por atëhere ishte vonë,kishin kaluar 10 vjet,që ai popuull vuante dhe pasojat janë ende prezente.E demokracia ku është?

Ndaj unë jam i prirur të pajtohem me mendimin filozofik të Karl Pooper,që thotë:”DEMOKRACIA ËSHTË NJË FJALË QË NUK EKZISTON”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.