“””””””””””””””””””””””
E D I E LL…10 prill 2022 !?
O Manush,je gazetar i mirë sportiv e sot po më zhgënjen.
Ç’është ky emision me nivel kaq të ultë,me një panel sylesh,që janë bërë ” të famshëm” me pislleqe: politike apo morale.
Që tek tema që keni zgjedhë, futni përçarje veri-jug;kush janë më t’mirë jugorët apo veriorët,pse veriorët quhen malokë; cilët janë ma të mirë,vajzat e djemt e jugut apo të veriut?
Ky emision nuk paraqet realitetin e për rrjedhojë është turpi juaj,që e drejtoni.Nuk janë modeli i mirë i vajzave e djemve shqiptarë ato që keni zgjedhë në atë panel.
Modeli është,siç thonte Mjeda:
Geg’ e toskë malci jallia,
Janë nji komb m’i dâ s’duron,
Fund e maje nji â Shqipnia,
E nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.
Në t’vërtetë s’je i vetëm.Të tillë emisione kè kudo: në BigBrother,në Përputhen,në spektaklet “artistike”etj,ku veç art nuk ka.
Mund të pyes dikush:Ti ” konservator” a i sheh këto emisione dhe a qesh.Po,i shoh,se s’ke ç’të shohësh dhe qeshi.Njeriu qesh edhe kur dikush del lakuriq në mes të rrugës,si gjysëm lakuriqet e këture spektakleve.
Suksese në jetë !