22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Eljaz Salja

P O L I T I K A…!?
Njëqind e sa vjet shtet shqiptar veç politikë bëhet; Politika mbretërore me Ahmet Zogun në krye,politika komuniste me Enver Hoxhën në krye e politika demokratike me Sali Berishen në krye,ç’të mira i sollen popullit të thjeshtë?Veç vuajtje,lëndime,stresime…etjetj.
Për argument po sjell një grimcë nga uragani i ndërprerë Millosh Gjergj Nikolla.
PROGRAMI I NJË REVISTE
–Politikë– jo!
–Jo! Jemi dakort.Se politika s’ka një themem të shëndoshë,s’ka ligj,s’ka rregulla,s’ka kllef.Madje s’ka as moral–ia shtoi një redaktor moralist,tue i shikue kolegët përmbi syza.Ky redaktor, asaj dite,në vend të bukës,pahiri,futi në gojë një copë të librit ” Morali fetar”dhe,kur pa se nuk shkon,e pshtyni.Mirëpo zotnia kishte te shtëpia fëmijtë,si thotë pedagogjia moderne,janë majmuna,prandej,kur e panë t’anë tue pshtye,ia nisen dhe ata fuj-fuj-fuj!
Politika asht një kamaleon,i cili–dihet–simbas vendit ku gjindet,merr edhe ngjyren.Të mendojmë se kamaleoni gjendet mbi një shkrep,dhe,natyrisht,merr ngjyren e shkrepit.Ta dëftojnë me gisht dhe ti mezi e dallon nga shkrepi.Lëshohe turrevrap me e xanë,por kthehe me trofej në ballë,si me pas qenë në Luften e Trojes.Balli yt asht bamë edhe njëherë ma i madh në të përpjekun me shkrepin.Se kamaleonin tash e ke,tash s’e ke.Të iku.
–Qe një definicion i politikës,po qe se mund të ketë politika definicion,–tha një tjetër redaktor.
–Politika s’hyn në programin e revistës sonë!
–Jo! Jo! përsëritne të gjithë redaktorët,tue e pasë ende të freskët kujtimin e atij që donte me e xanë kamaleonin.Asht e rrezikshme politika–i përsritshin shoqi-shojt tue ia pohue me krye.
–Mos harroni,zotni,se revista jonë do të jetë ideale!
–Bravo! Ideale!
–Do të ketë për qëllim arsimin dhe mbrojtjen e atyne që nuk kanë mbrojtje! Do t’u fryejë në sy atyne që u kanë hye lecka.
–Ashtu…
–Do të zgjojë komtarizmën !
–Sidomos ! Se ndërgjegja kombëtare flen,flen,e flen,dhe duhet në katërdhetedysh…
–Pssst ! — e shutitnë folsin e pagdhendun,i cili ishte postaxhia e revistës.
Në fund të fundit,u përpilue programi për një revistë ideale.
Do pllakata të mbinatyrshme u ngjiten nëpër shtylla të qytetit,e disa prej tyne ua mbyllne dritaret shtëpave përdhecke dhe njerëzit përmbrenda mbeten në terr…
Në një rrugë,kah përditë kalojshin katër mica,tre njerëz dhe ndoj gjel me pulë,n’at rrugë një viç u ndalue përpara pllakatës së kuqe e brinat i mbërtheu në shtyllë.Siç shifet,ishte farefis me torot e Spanjës.
–Luftë!Luftë!– bërtitshin njerzit tue u mbledhë para një pllakate në rrugë kryesore.(Nga shkaku i Luftës Ttalo-Abisine,popullin e kish rrëmbye psihoza luftarake.Mezi u gjet një gjysmë njeriu,gjysmë zotni që ta këndojë me za:Revistë ideale!–Uf,me halle,–ia priti një grue bibikofe dhe vazhdoi rrugen me hap ushtarak.
Mbasi populli nuk dinte të lexojë,revista ngeli pa u shitë.E për botimin e numrit të dytë,nuk kishte të holla.–Të kërkojmë subvension!–vendosen redaktorët.
“”””””””””””””””””””””””””””May be an image of Eljaz Salja, pemë dhe ambiente të jashtme

I N T E L E K T U A L I …?
Para pak ditësh në një studjo televizive shqiptare ishin mbledhur një grup “intelentualësh” dhe po trajtonin këtë temë:Kush është intelektuali i vërtetë.Jepnin mendime të ndryshme,bazuar në bindjet personale, dhe nuk nxirrnin konkluzion.
Për mue intelektual i vërtetë është ai që mendimet apo vepra e tij, në shërbim të shoqërisë njerzore,përjetohet duke kaluar brez pas brezi,për tu bërë e pavdekëshme.
–Nelson Mandela: ” Kur u hap dera e qelisë dhe unë hodha hapin drejt lirisë,helmin tim dhe urrejtjen e lashë aty.Ndryshej gjithë jeten do të isha i burgosur.”
–Martin Luther King:”Errësira nuk mund të largojë errësiren,vetëm drita mund ta bëjë këtë.
Urrejtja nuk mund të largojë urrejtjen: dashuria e bën këtë”
–Galileo Galileu: Në mbarim të gjyqit me dënim kapital,u shpreh në mënyrë simbolike:E pour si nuove( E megjithate rrotullohet(toka)
–Lope De Vega:”Inteligjentët sëmuren duke u përpjekur të durojnë injorantët”
Konica:”Shqipëria për të rrojtur e për të lulëzuar duhet të spastrohet nga të gjithë qelbësirat e vjetra…” Dielli 1925.
Knica:”Në qoftë se e papritura ngjet,në qoftë se–fjalë fatale– vdes,atëhere mund pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gurë të varrit të saj:
“U ngjall nga idealistët,u ruajt nga rastet,u vra nga politikanët”
Migjeni:Politika asht pa moral,pa kllef,kamaleon.
Noli:”Historia duke u sintetizuar mjeshtërisht,vlen më tepër se dyzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar”
Noli:”… idealet e bukura janë njëmijë herë më të bukura me fjalët e varfra të popullit se sa me fjalët e stolisura të filozove.Të vërtetës nuk i pëlqejnë lukset…”
.Këto janë disa nga intelektualët e ka edhe shumë e shumë të tjerë,por politika e sotme është ajo që i tjetërson.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.