13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Tetor 2025

Eljaz Salja

R R O T A C I O N I…!?
Në kuptimin e parë të fjalës,fjala rrotë shpreh një rreth prej druri a metali,që mbërthehet në një bosht dhe që rrotullohet për të vënë në lëvizje një mjet,që ecën mbi tokë.
Gjuha shqipe,si ndër më të mirat gjuhë,prej një fjale,rrënjës së saj,formon fjalë të shumta të prejardhura,që e pasurojnë ate.
Nga fjala rrotë burojnë shumë fjalë,si rrotulloj,rrethrrotullim,rrotë djathi etj plus fjalëve me ngjyrim artistik.
Pikrisht këtu e ka burimin fjala RROTACION,që përdoret në politikë për ndërrim pushtetesh,që do të thotë se kjo rrotë që ve mekanizmin e shtetit në lëvizje është konsumuar dhe duhet ndërruar me një rrotë të re për ta lëvizur më shpejt ate.
Kjo rrotë që lëviz shtetin shqiptar për 8 vjet vërtetë ka pësuar konsumim nga puna e madhe që ka bërë dhe do të ishte e udhës për ta zëvendësuar me një rrotë të re,të pakonsumuar,që të përshpejtojë lëvizjen.
Por ndodh ajo që s’duhet të ndodh.Ajo rrotë e thyer dhe e hedhur në rrugë para 8 vjetësh,e arrnuar,kërkon rrotacion,kërkon të vihet në boshtin e një mekanizmi( në krye të shtetit) për të shpejtuar ritmin lëvizjes; gjë që s’duhet të ndodh se vjetërsia s’të çon para,por prapa.
Ajo rrotë e thyer fort mirë e di se nuk është e dispunueshme për të bërë të mundur mekanizmin të lëviz me më shpejtësi.E pikrisht për këtë arsye duhet të presi edhe pak sa të përgatisë një rrotë të re,që të përshpejtojë lëvizjen.Atëhere vjen dita për të zëvendësuar rroten e konsumuar e për të bërë të mundur ate që quhet RROTACION.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.