N G U J I M I
(satirë e humor)
Dy pleq të lodhur janë të nguju
Ju shkon dita t’u ngatrru
Që të dy kanë begi shkollë
Njeni i trashë, tjetri i hollë
Ish ulë plaku n’ kafe t’ mjesit
I shkon plaka te bira e veshit
Çou puno pak te oborri
Ç’ mrri gjithë diten si gurë vorri.
T’lutem prit pak sa t’ pi kafen
Ec ma vonë e ma thujë llafen
Oborrin kam për ta vaditë
Kam përpara gjith’ kët’ ditë
Ti s’punon e rri veç kot
Si përditë ashtu dhe sot
Unë gjithë diten pa pushu
Ti veç rrin tuj m’pa mu
E kur vjen dreka me ngranë
Rri e sheh ç’ gjellë ke pranë
Po nuk t’solla gja të mirë
Fillon e çirresh si i pirë.
Çou puno, more i mjerë
Se po ngordhë si i dhjerë
Po prite të ndihmojë shteti
Ke mbaru si gjithë mileti
Mos del jashtë t’ thotë qeveria
Se çdo gja ta sjell te shpia
Po, rri e prit ti, mor i mjerë
Do bëhesh kermë e do qelb erë
Se kur t’ ngordhësh aty mbrendë
Do thojnë tjerët: vërtetë ka kenë?
E kur t’ marrin era dhenë
Kanë me t’djegë e futë n’ nji enë
E kjo enë do t’ jetë një shishe
Me tregu se dikur ishe
Dikur ishe, po sot s’je ma’
E ti prap s’ rrin pa za’
Fillon njeni e s’di t’ pushojë
Vazhdon tjetri e s’din t’ mbarojë
Pushon njeni, vazhdon tjetri
Si ma i riu, ashtu ma i vjetri.
Në fakt të dy të vjetër janë
E mendjen si fëmijë e kanë
Boll kanë frikë nga korona
E prap mendja u rri te prona.
S’të përket ty, veç mu
Se ti kurrë s’ke punu
Veç qef ishte puna jote
E m’le rehat tashti zotrote.
Unë s’kam hiç frikë nga korona
Gjithë lagja i di punët tona
Sheh kush çirret si i(e) marrë
Do e dajë mendjen ke me marrë.
Ty ka me t’marrë–thotë plaka
Jo, jo se nga ti del flaka
Unë i shkreti urtë gjithë diten
E ti çirresh sa t’ futë friken.
Po rri urtë, moj plak’e gjorë
A nuk sheh se s’ ke gja n’ dorë
Kot lodh vedin edhe mu
Në këto kushte të nguju.
Po t’na kapë si ty, si mu
Që të dy kena me shku
E n’at’ jetë s’kem m’ u taku
Se çdo gja ka përfundu
M’ke pas thanë t’du der t’ vdes
Po vërtetë s’kam ndrru ves
Kur virusi t’merr ty e mu.
Aty kontrata ka mbaru.
Rri e qetë sa t’ jesh n’këtë jetë
Për atë tjetren s’di t’ vërtetë
E në qoftë ashtu si thojnë
Edhe ne do e shijojmë.
E s’prajnë veç t’u ngatrru
Po ma len, moj, njiherë mu
Se korona asht pa za’
Na merr të dy se s’ duhna gja’
I pe vjet në Itali
Ato pleq si zotni
Shëtisnin me qen për dore
Sot i ke gjithë në vorre.
Edhe ata banin llap-llap
Dhe vazhdonin ashtu prapë
Ne injorantët s’dinim ç’ thonin
Njeni tjetrin kritikonin.
Ato sot s’kanë asnjë hall
Shijojnë ferrin plot”mall”
Edhe ne atje do shkojmë
Prandaj fjalët t’ i pushojmë.
Kjo asht sëmundje e gjithë njerzimit
Kush prej t’mirës, kush mjerimit
Thojnë kur Zoti krijoi njerinë
Ish i lodhur, psenë s’e dimë.