7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Eljaz Salja

 

Një ndenjë mes miqsh…!?
Të katërt pensionistë.Nga e djathta në të majtë:Eljaz Salja që prej 17 vjetësh ” i ha” pensionin shteti, që mos qoftë, një pension turpi, që turpi i mbuloftë ; Remzi Çelepia 4-5 vjet pensionist, Midusha( bashkëshortja e Remzisë dhe ish kolegia ynë)që ka dalë dje në pension dhe qahet se ka prap energji për të mësuar dhe edukuar ashtu si dinim e si dimë ne.Dhe i fundit, jo nga vlera por nga vendi,Teufiku( Zagani) një ish mësues model, që sot s’i gjindet shoku.( ai pas nesh s’ka lidhje me ne)
Një ndenjë shumë e këndëshme, por po t’inçzohej, do t’ishte edhe më interesante.Interesante se donim të flisnim të gjithë, s’i linim radhë njeri-tjetrit, jo për edukatë të munguar si në parlament apo në tryezat televizive të pseudointelektualëve, historianëve apo analistëve partiakë, por se donim të shpalosnim secili për vehte pasionin për atë punë aq shpirtërore e pasionante, që bënim ne për mësimin dhe edukimin e brezave, të atyre djemëve e vajzave, që sot janë barazuar përaflrsisht me ne në moshë dhe përulen para nesh,ashtu siç përulemi edhe ne sot para ish. mësuesve dhe edukatorëve tanë, të gjallë apo të vdekur, të cilët na çelen rrugën e jetës, një rrugë shumë e gjatë e me shumë vështirësi e nën”frikën” e hijes së tyre, na bënë të jemi edhe ne hije, që edhe ato të jetojnë nën “frikën” e ” hijes” sonë.
Ne ishim e jemi mësues e prind ashtu siç thoshte Hygo:”Nëna e mësuesi janë nëpunësit kryesor të shtetit”
Faleminderit Midushë, që na mblodhe.
E gëzofsh pensionin shumë gjatë.
Na mblidh prapë, që të kujtojmë kohen kur me të vërtetë kish mësues e nxlnës.FALEMINDERIT.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.