30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Besa e shqiptarit,dje e sot…!?

Shkruar nga Prof.Eljaz Salja

Besa e shqiptarit,dje e sot…!?

Fotografi Norman H.Gershman, para pak vitesh, hapë një ekspozitë në Washungton, me fotografitë e 70 familjeve shqiptare, që ndihmuan hebrenjtë:Besa shqiptare që mbrojti hebrenjtë nga nazizmi.Në mes të tjerave thotë:”Asnjë hebre i vetëm nga Shqipëria,apo ndonjë prej qindra hebrenjëve të tjerë, që u detyruan të emigronin në Shqipëri,nuk u dorëzuan nga myslimanët shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Ai mësoi rreth”besës” kodin e nderit,i cili zbatohet me shumë soriozitet nga shqiptarët dhe trajtohet,veç të tjerash, edhe si një detyrë e Islamit.

Jo pa qëllim fotografi e lidh me Islamin, që na kujton ne se shqiptari, një praktikant fanatik i fesë,e ndanë fenë nga besa nga dashuria për vendin, ku është lindur e jeton.

Kam mësuar nga para ardhësit,që jetonin në bashkësi fetare se me besë mbronin njeri tjetrin.Kur Turqit luftonin të krishterët, myslimanët i mbronin( i strehonin);kur shkjetë luftonin Turkun,të krishterët strehonon e mbronin myslimanët.Kjo është një e vërtetë e pamohueshme që realizohej mbi bazen e besës reciproke.

Dhe fjalen besë- thotë fotografi- nuk e gjenë një homologe në gjuhët e tjera”

E ç’thotë Pashko Vasa?

Kur ka pas lidhë besë burr’i Shqypnisë,

i ka pas shti dridhen gjithë Rumelisë.

…..

Nuk të ka mbetun as emën, as besë,

vetë i ke prishun,plr faqe të zezë.

…..

…edhe për sa para që do të fitoni,

besen e t’parëve gjith’e harroni.

E vëreni sa aktuale rezulton idea 100 e sa vjeçare e patriotit të Rilindjes Shqiptare,P Vasa?
E sot besa, si një nocion vetëm shqiptar,është tjetersuar në pabesi.
Mëkatare e parë është politika e pabesë,antinjerëzore,antishqiptare, antidemokratike e politikanëve shqiptarë.
Më konkretisht:Vëreni si u formuan partitë?Nga një parti në 121,që për interesa personale,jo vetëm s’e njohin besen,por e shkelin ate në çdo çast e me çdo formë.Për konkretizim është LSI.Iku nga PS,qëndroi pak kohë e vetme,u badhkua me kundërshtaren e saj më të fortë PD.Si realizoi ç’desh, me pabesi u kthye tek PS,edhe si mori këtu ç’desh,u rikthye tek PD.Ja një pabesi reale, konkrete,mjerane, antinjerëzore,antishqiptare, me emrin e përveçëm Ilir-Monika.
Dhe pabesia shprehet qartazi edhe tek kryeministri im, i vendit tim.Solli me ceremoni shtetrore eshtrat e kryetradhëtarit M.Frashëri, një bashkëpunëtor i denjë i nazi-fashizmit shfarosës dhe aq më keq shprehet:”Të ulin koken ato që e dënuan”Kush ishin ata?Ata që bënë luften e madhe për çlirim, sakrifikuan rininë edhe jeten për kauzen e drejtë për çlirimin e vendit, në kualicion me forcat progresiste botërore:SHBA,Angli,BS.
Në atë kohë Hitleri thoshte:”Njerëzit më të poshtër, më të neveritshëm,që kam parë,janë pikrisht ata që më mbështeten mua të pushtoj vendet e tyre.”Ky ishte Mit’hati,”besëmadhi,”patrioti” i kryeministrit tim, besëpremë jo vetëm i gjithë shqiptarëve,por edhe i babait të tij A.Frashëri,i cili sakrifikoi jeten për një Shqipëri pa pushtues.
Dhe pabesia sot, në kohë moderne,ka pushtuar kokat drejtuese politike e shtetrore,duke reflektuar poshtë në nazë si një mënyrë jetese, ku pabesia prodhon veç krime makabre:vëllai vret vëllanë e nipin,gruaja burrin e burri gruan,shoku shokun e miku mikun.
E besa e burrit ku iku?Tek i pabesi,e pabesia çdo ditë po mbjell e korr veç krim dhe krimi veç regres.
E pyet P.Vasa:
Mori Shqypni, e mjera SHqypni,
Kush të ka qitun me krye n’hi?
E përgjigja vjen:PABESIA.

Eljaz Salja

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.