Shkova tek miku im Lapi për të mprehë një varcak,se më duhej për të coptuar një kofshë mishi.Po ç’të shihje? Disa njerëz në radhë me sfurqe,sopata,qeserë e vegla të ndryshme,që ju duhen,se i kanë ato,siç urdhoroi e tha i “nderuari” presidenti i republikës,Ilir Meta.
Ç’ke nevojë- m’u drejtue Lapi,mekaniku?
Ja,të mpreh pak këtë varcak– i thadhë– e i tregova varcakun.E theu radhen,ma mprehu vercakun.
E falënderova dhe ika në shtëpi.E coptova kofshen e mishit dhe dola prap.
Vërej nga dyqani i Lapit,prapë gjithë ato njerëz.
Më shtyu korioziteti dhe shkova.E pyes Lapin në vesh: pse gjithë këto njerëz sot?
As unë s’e di–më thotë– veç kam punuar sot sa për një muaj.Ti e di se sa ka ra puna këto ditë pandemie?
Po më vjen mirë që paske punë –i thashë– dhe u largova.
Duke ikur më kapi për krahu një i njohur e më thotë:Nuk e di pse janë këtu gjithë këto njerëz e po mprehin gjithë veglat e tyre bujqësore?
Po,dihet,i thashë se është vala e punës në bujqësi,o sot,o kurrë.
Jo,mor mik–më tha–ju duhen për nesër.
Po pse për nesër– i thashë?
Ore ti qenke larg fare–më thotë.S’e ke dëgjuar ti të (sh) nderuarin President Ilir Meta,që ka bërë thirrje:mprehni sfurqe,sopata e kosore për të mbrojtur votat?
Jo,i thadhë,po cilen votë? Ate që po blinte dje deputeti i presidentit,që u pa me zë eme figurë?
Ehe,prap larg je ti–më tha.Presidenti është si hoxha:ban ça tham unë e mos ban ça baj unë.
Po pse,mor i dashur,vërtetë e besojnë këto njerëz presidentin e luajtur mendësh,që mprehin veglat e punës për të vrarë njeri tjetrin për votat e presidentit?
Jo,more mik,këto po i mprehin se është vala e punës në bujqësi e ju duhen për punë.Kurse presidentin s’e llogarisin për njeri.Populli është më i zgjuar se presidenti e çdo politikanë edhe pse hesht.Vërtetë atij populli i duket si tufë delesh,sepse i janë vërbuar sytë nga floriri i vjedhur,pronë e këtij populli.
Më freskove–i thashë–po vërtetë ka ndonjë të marrë,që e voton këtë të marrin?
Posi,më tha,janë ato të marrë që i paguan me lekët e gjakut të popullit.Por s’është e largët dita,që ky gjak do t’i zëjë,bashkë me presidentin.
Përtej humorit:Presidenti Ilir Meta dhe ish presidenti Sali Berisha janë qerre e thyer.Kërkojnë rrotacion me rrotë të vjetër,të thyer e të hedhur.
Populli i zgjuar thotë:Pasi u thye qerrja,u gjet shtegu.
Ju lutem,gjejeni shtegun,para se të thyhet qerrja(rrota)