20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Eljaz Salja

P E S I M I S T I…?
Ishte dikur një bukurosh
Kur ecte xixa lëshonte
E shihni sot si kokosh?
S’vlen kurrgjë edhe po t’donte
Nuk është i vetëm,ka shokë
Koha ecë e jeta shkon
Për çdo ditë si kjo kokë
Si pa u ndi,veç mungon.
Ishte dje,por nuk është sot
Sa shpejt iku,mor ky burrë
Jetë e bukur,por është kot
Je sot e s’do jeshë kurrë.
Po do shkojsh në jeten tjetër
E do t’gozofsh jetë t’vërtetë
Mos u tremb bre burr’i vjetër
Se atje do t’rrojsh përjetë.
Kështu thojnë,por nuk po di
Këthehu dikush e na trego
N’se është gjith’ ajo bukuri
Eja m’merr e mos vono.
Për çdo natë e për çdo ditë
S’sheh syri e s’ndjen veshi mirë
E jeta n’tokë na është mërzitë
E veç atje do t’jemi t’lirë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.