27.5 C
Tiranë
E dielë, 24 Maj 2026

Eljaz Salja

Miku im Broz Simoni,

Në përgjigje të postimit tuaj,ku Konica ngre lart figurën e Ahmet Zogollit dhe ulë ate të Fan Nolit e të Luigj Gurakuqit,shkurt po postoj,mes të tjerash,dy thënie të vetë Konicës dhe ti e kush dëshiron ta lexojë të nxjerrin konkluzion:

“Në qershor 1924 gjatë një kryengritje spontane kundër forcave REGRESIVE,ai(Noli) e detyroi Zogun të arratisej nga vendi.Megjithatë,pas gjashtë muajsh Zogu u kthye në Shqipëri me ndihmën ushtarake të Jugosllavisë fqinjë dhe me miratimin e Anglisë,Italisë e Greqisë.Kthimi i tij “triumfal”në Tiranë i dha fund jetës politike të peshkimit Noli.”

F.Konica: Çështë Liria fq.177.

“Me kënaqësi.E përbuz mbretin për këto arsye:e kam vëzhguar që kur ka qenë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë.Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës.Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie.Është i pandershëm,i pashpirt,egoist,i plagosur.”

F.Konica:Çështë Liria fq.172

“U shtyp me egërsi liria e fjalës dhe e shtypit,ndërsa spiunët e tij të kudo- ndodhur e terrorizonoin popullin.Ndonse ishte injorant në fushën e gjërë të ekonomisë,ai ishte dhelprak për punët e veta.Rreth tre për qind të të ardhurave shtetërore i merrte për vete si rrogë dhe shpërblime,por pjesën kryesore të pasurisë,që është vlerësuar midis tre dhe pesë milone dollarë e mori si dhuratë nga Musolini,për konçesionet politike dhe ekonomike që i bëri Italisë.”

Po aty fq.178

“Në të vërtetë,fama e Zogut si dallaverxhi i zgjuar mund të përmblidhet në një koment që i ka bërë autorit ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara në Tiranë:”ISHTE I LEHTË TA BLIJE,POR NUK QËNDRONTE I BLERË”

Po aty fq. 178

“Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik,ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farsë të pavlerë.”

Po aty fq.172

“Në të vërtetë,i gjithë regjimi i Zogut nuk ishte gjë tjetër veçse një karnaval i gjatë me një fund tragjik”

F.Konica:Çështë Liria fq.1i3.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.