13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Eljaz Salja

V I T I I R I,
dje e sot !?
Vonë e njëhem këtë festë kaq të bukur dhe kuptimplote: ikë një vit dhe urojmë që ky i riu të jetë më i begatë se ai që iku.
Pas Luftës së Dytë Botërore gjithë bota përjetoi efektin fatkeq të saj me humbjen e .miliona njerëzve dhe shkatërrimin total që prodhoi ajo luftë shfarosëse.
Mbarimi i luftës Shqipërinë e gjeti në varfëri të plotë,pak nga regjimi paraardhës e shumë nga lufta.
Dhe vjen një kohë që regjimi që erdhi,diktatura e proletariatit,hapi shkolla në çdo fshat dhe aty mori nisjen festimi i Vitit të Ri.
Unë në klasën e parë,në vitin 1951,mësova për herë të parë se çështë kjo festë për faktin se deri atëherë njihja veç një festë,Bajramin,që na lumturonte pa masë.
Mësuese Desanka,që ka mbetur e pa shlyer në kujtesën time,kish marrë disa fletore me ngjyra,na aktivizoi edhe ne për t’i prerë e bërë vargje ngjyra– ngjyra; i vendosi rreth murit dhe kryq e tërthorë klasës.Pastaj nxori mbi tavolinë: biskota,karamele,nga një mendorinë,nga një lojë të thjeshtë,e duke na i shpërndarë,tha:Të dashur nxënës,sot jemi mbledhur të festojmë Vitin e Ri dhe si na pa neve se s’po reagonim fare, me atë zë melodioz e buzëqeshje prej nëna, na e spjegoi me hollësi,se ç’është kjo festë.
E kështu festuan ne Vitin Ri çdo vjet,me ato mundësi aq minimale,por me shumë miqësi e dashuri mes shoqes e shokësh dhe mësuesve.
Vitet ecin e koha ndryshon.Në shkollën e mesme Viti i Ri mori përmasa madhështore,organizohej në grup.Shkolla kursente për gjatë gjithë vitit diçka për të gëzuar nxënësit me ndonjë dhuratë simbolike,ku vendin e parë e zinte libri.Festa kishte një program:vallëzim,këngë e valle popullore,recitime e batuta me shumë humor.
Mbrëmja tematke– dëfrimi arrinte kulmin në orën 12,kur bëhej ndërrimi i viteve; fikeshin dritat për pak minuta e më pas përqafime zemre si motra e vëllezër,bashkë me mësuesit– prindër.
Këtë traditë të shkëlqyer e vazhduam ne, brezi i dijes dhe kulturës kudo ku punuam,edhe në zonat më të largëta të Atdheut,ku rrezatuam kulturë dhe edukim.
E Viti i Ri në familje,qytet e fshat,ishte një festë që bashkonte zemrat,duke mbjellë veç miqësi e dashuri.Dilnim në gjiro( pijacë) me shumë dashuri shokësh e shoqesh,pinim ndonjë gjë të thjeshtë,sa për të lezetuar ndjenjën dhe në orën 8( 20) shpërndaheshin nëpër familje,ku festonin me shumë dashuri,gaz e humor deri në orën 12 të natës,ku me shumë gaz e lot përqafoheshim dhe uronin për vitin e ardhshëm.
E pas orës 12 prapë qyteti gumëzhinte nga gëzimi e hareja,i mbushur plot e për plot me të rinj e reja,me fytyra të qeshura,që rrisnin bukurinë e premtonin ditë të lumtura në vazhdim.
Në sa në ditën e dytë,dy janar,vazhdonin vizitat në miq e shokë e qirasjet ishin të thjeshta: verë e fruta ( kryesisht mollë e arra).
E fatkeqësisht sot,në të ashtuquajturën demokraci,Viti i Ri ka humbur atë madhështi,që kishte edhe pse ana materiale është në një stad më të lartë,por nuk shijon sepse është zbehur ana morale,ndjenja e dashurisë për mikun e shokun.Familja shqiptare është tjetërsuar; divorcohen çiftet si pasojë e lakuriqësinë së tyre trupore,mendore e morale.Eshtë ftohur miqësia e dashuria me kojshinë; nuk flet vëllai më vëlla për një gardh a copë tokë; shumë nëna janë veshur me të zeza; të rinjtë kanë marrë arratinë dhe në vilat e ndërtuara me shumë mund,jetojnë veç pleq të vetmuar.E festën nuk e bën të gëzueshme vila,bolleku,paraja,por dashuria për njëri tjetrin,pastërtia shpirtërore,që sot mungon,për fat të keq dhe drita në fund të tunelit nuk duket.
E megjithatë GËZUAR VITIN E RI,me shumë shëndet e lumturi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.