30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Eljaz Salja

HUMOR,ME QA E ME QESHË !?

Ishim keq,por ishim mirë,jemi mirë,por jemi keq !

Ishim keq,më shumë pak parë

Jemi mirë ,pa punë fare.

Ishim keq se s’flisje dot

Jemi mirë sot se flet kot

E po folë pak si tepër

T’mbyllet goja për herë tjetër.

Ishim keq se s’kishim shpi

Sot me vila t’mbytna n’Dri

Si këpurdhat kudo kanë mbi

N”to jetojnë veç pleq rrezikzi.

Dikur mblidheshim në atë voter

Fol e qesh vëlla me motër

Bukë e groshë me turshi

Me t’u ngjitë,siç thojnë,përbri.

Ha mish sot e ke ç’të fushë

Por s’vonon e thahet udhë.

Jo veç kaq,por s’din ça han

Ja shëndoshë njerëzit si hajvanë.

Në çdo fshat kish shëndetësi

Shkonte mjeku shpi për shpi.

Larg qoftë sot t’keshë sëmundje t’raftë

Për pa shërbim ike mbatanë.

Kish shkolla,ku bahej mësim

Sot analfabet 60 përqind.

Vend kryesorë kish edukimi

Sot seksi,droga e krimi.

Kish shumë pak grada shkencore

Sot t’keshë t’larten pa t’mesme,graden e more.

Ishim keq në diktaturë

Jemi mirë,lëshu pa durë.

Jemi mirë n’liri pa kufi

Ban ça t’duash se s’ngucë njeri.

Tridhjet vjet pa drejtësi

Shumë nana janë veshë n’zi.

Sa keq që as armë s’kishim

Sot dhe fëmija e lot gishtin.

Vriten njerëzit për kufi

Për mos me thanë si bagëti.

Shumë herë rri e pyes vehten

Jam n’Shqipni apo ndoj vend tjetër?

Mjafton dy ditë të bijnë reshje

Bëhet Shqipnisë si Venecia.

E politikanët nëpër varka

Mes qytetit me dhamë përjashta.

Tjetrit i ka shku uji n’pullaz

Jozi lundron tuj u shkri ngas.

Thoshte lider Saliu vetë

Kjo ndodh njëherë n’qind vjetë

E fatkeqësisht si asnjëherë

Për dy muaj e mbyti pesë herë.

Ishim keq,s’ kishim bagëti

Kemi plot e po na mbyten n’Dri.

Ishim keq të rrethumë n’tela.

Sot u ndamë në qind parcela.

Iku urtia dhe rinija

E kush mbeti? Veç pleqnija.

Ikën shqiptarët për jetë ma t’mirë

Mijra thuaj po gëzojnë Shqipnisë.

Ikin shqiptarët në kurbet

Vjen i huaji e me kamë t’shklet.

I joti mishin ta ha,kocin ta le

I huaji të ha me gjithë xhelal.

Jetojmë 30 vjet n’demokraci

E ke frikë të fleshë në shpi.

Ishim keq,s’kishim asgjë

Po flejë n’rrugë,pa t’thanë kush gja.

Në një shpi ku ka shamatë

Krimineli ka jetë t’gjatë.

30 vjet kështu po jetojmë

Aq ma keq t’ardhme rishikojmë.

Njeriu n’këtë botë ka veç një jetë

Jeton me pak veç t’jetë i qetë.

Ishim keq,jetonim vështirë

Sa për kështu ishim ma mirë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.