19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 6 Maj 2026

Eljaz Salja

Shëndet fizik,apo ai mendor,
cili është parësor?
1.Kush drejton,trupi apo truri?Pa dyshim truri.U vrave në gisht,sinjalet shkojnë në tru e ai vepron,ndikon në qetësimin e dhimbjes.
Në jeten e pëditëshme thuhet se koka( kryeti)drejton.Pse gjithnjë flitet për kryetarin?Sepse ai është koka,ai drejton,ai është zgjedhur për të drejtuar,është niveli më i lartë drejtues.Atij i shkojnë sinjalet nga poshtë dhe ai vepron,e po qe i shëndoshë,stabilizon gjithçka,neutralizon e jeta vazhdon normalisht.Shoqëria është një organizëm,që gjithë kohen punon e vepron e kur ndeshet me vështirësi,i drejtohet kokës për ta zgjidhur.E kur koka është e shëndoshë,gjenë zgjidhjen.Në të kundërt veç e dëmton,e destabilizon.
2.Trupi(fiziku) apo truri( mendja) ?
Thuhet: mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.Vërtetë shkojnë paralelisht e ndihmojnë njera tjetren.Por ndryshimi është se,poqese mendja s’është e shëndoshë,trupi s’kryen funksion drejtimi.
Nisen tre shokë për një drekë në priferi të qytetit.Njëri u shkëput për një shërbim dhe,kur u kthye,iu drejtue një makine tjetër,të ngjashme.Me humor e gaz shokët,që po pisnin,e thirren.Ngatërrova makinen-tha.E vumë re-tha njeri prej shokëve-por kujdes se shëndeti mendor është shumë i kushtueshëm
Vëreni sot djem apo vajza,që kanë formuar një trup,ku të pushon syri,por në këtë trup kaq të bukur,të formuar përmes palestrës apo stërvitjes së përditëshme në natyre,e kanë mbushur me totuazhe vend e pa vend.Apo femra që fryejnë gjoksin me tallash e buzët me gjilpëra?Ky është një tjetërsim i atij fiziku aq të bukur e s’është gjë tjetër veç dobësim i shëndetit mendor.Dhe me këtë rast,mendja e shëndoshë thotë: shtat e hije e mend asnjë fije.
3.Shëndeti mendor në politikë.Këtu kemi të bëjmë me dy fenomene:
a) Pasionet e shfrenuara dominojnë shëndetin mendor.
b) Intresat vetjake iu errësojnë sytë dhe frenojnë shëndetin mendor.
Të dy këto fenomene shprehin imoralitetin e tyre mendor.Edhe ato vetë e kuptojnë,por të zhytur në pasione dhe të etur për për para,tjetërsohen.E kjo s’është gjë tjetër veç lajthitje mendore dhe,me dashje apo pa dashje bëjnë që shëndeti i tyre mendor të dalë jashtë funksionit.
Duke fillua që nga poshtë,tek shumë gazetarë,analistë,historianë e politologë dhe deri tak politikanët më të lartë,i thojnë të bardhës të zezë.E ç’është kjo përveç lajthitje mendore? Që do të thotë se truri është frenato,trupi aktiv.
E derisa shëndeti mendor është dobësuar e dominon shëndet fizik,shoqëria kurrë s’do të ketë progres,veç regres.
Kjo dukuri konkretizohet krejt qartë në zgjedhjet e fundit në Shqpërinë tonë të dashur,ku vërehet stakim i mendjes së humbësit dhe aktivizim i fizikut.
Përpoquni t’i shërbeni shëndetit mendor se veç ai i shërben atij fizik.
Eljaz Salja
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.