8.5 C
Tiranë
E hënë, 2 Mars 2026

Eljaz Salja

K O N T R A S T …!?

SOT,e hënë, 8 shkurt 2021,ora 9.45.Një ditë e zymtë,e pazakontë,me shi,e errët.I vetmuar për faj të murtajës së krijuar nga babëzia,konkurenca vdekjeprurëse globale, ulur në tavolinë me një kafe relaksuese,përballë televizionit.

Stacioni televiziv Ora news,më tërhoqi vëmendjen.Po përshkruante më detaje qytetin aq të bukur të Barcelonës,me historinë e ndërtimit të tij prej shekujsh dhe aktuale.Po relaksohesha për momentin;harrova për një çast vuajtjet shpirtërore,duke parë ato mbrekulli,të krijuara nga dora e njeriut në shekuj dhe që pasurohen përditë.E duke parë Barcelonën,mendja më shkonte edhe tek qytete të tjera madhështore të botës,që më është dhënë mundësia t’i shoh me sy,apo t’i kemë njohur virtualisht përmes leximeve apo emisioneve televizive.

Kur unë isha përqëndruar e po relaksohesha,papritmas,mjerisht,ndërpritet emisioni e më serviret përballë një politikanë e bukur,Gruda Duma, të cilën e shëmton fjala e saj në atë foltore,me premtime neveritëse,demagogjike,pa asnjë bazë reale.

I jep fjalën tutorit të saj Lul Basha,i cili i hipërbolizon angazhimet e premtimet falso,pa bazë konkrete.

Në këtë atmosferë më erdhi në mendje një fjalë e urtë:”Premtimet janë kurthe për budallenjtë dhe dhuratat janë gracka për injorantët” E ky Luli,kryeministri në hije,para pak vitesh premtonte t’i dhuronte tiranasve edhe tramvajë,një ëndërr gjumashi,që,jo vetëm s’u realizu,por u harrua.

E unë besoj në popullin shqiptar se nuk është budalla,as injorant,se është provuar si i tillë,por shtiret kështu nga mjerimi,që mbart mbi shpatulla si dhuratë e premtim i politikanëve demagogë,imoral,kamaleon.

Ky ishte kontrasti,të dashur miq,nga momente relaksi në depresive,pa të ardhme premtuese.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.