17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Eljaz Salja

Votoi Kosova …!?

Kush fitoi ? Populli i Kosovës apo Albin Kurti me Vjosa Osmanin?

Kush e njeh Cajupin,e kujtoni kur shkruante:

Shqipërinë e mori turku,i vu zjarrë

Shqipëtar,mos rri,po duku,shqipëtar.

Të dashur kosovarë,ju votuat Albin Kurtin.Harruat që ky Albini disa herë e dogji Kosoven? A është ky Albini që hidhte tymçe në parlament për të verbuar shokët e tij kundërshtarë politik?

A është ky Albini,që e rrëzuan ndërkombëtarët pas një kohe shumë të shkurtër në qeverisje?Pse?

Po kështu Vjosa Osmani,që lëviz me karrige,s’po them me b.thë,thjesht për ego personale,do t’ju përfaqësojë?

Edhe nëse gabuat,s’ju fajësoj,se,si ju,si ne,s’po dijmë kujtë t’i besojmë;ndër të këqinjtë po zgjedhim një pak më të mirë.

Së afërmi do zgjedhim edhe ne,vëllezrit tuaj këtej kufirit.Jemi në provë:të zgjedhim ato që e shkatërruan totalisht Shqipërinë,me veprimet më çnjerëzore e kërkojnë prap pushtet për të vazhduar sifatin e tyre,apo këto të sotmit,që vërtetë pak bënë për ne e mundësitë i kishin më të mëdha,por të pakten as nuk shkatërruan,as nuk vranë?

Po t’i referohesh Migjenit se politikanët janë pa moral,pa kllef,kamaleon,apo Konicës,që thoshte se politikanët do e vdesin një ditë Shqipërinë,i bie të mos votojë askush.Por njerëzit duhet të votojnë e të zgjedhin pak më të mirin.

Në shqiptarët jemi një popull i zgjuar,ju kemi përballuar shumë rebesheve politike në shekuj dhe kemi mbijetuar.Bile kemi nxjerrë koka,që kanë bërë histori,prandaj nuk meritojmë këtë lloj qeverisje.

Nuk di të paragjykoj,të dashur kosovarë nëse gabuar,apo do të gabojmë në në nesër.

Shpresojmë,shpresa vdes e fundit.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.