11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Eljaz Salja

” V L E F T Ë ” –” V L E R Ë”…!?
Gjuha shqipe,”…që shkruhet e këndohet,edhe më të bukurat.Ndonjë gjuhë s’këndohet aq lehtë e aq mirë sa shqipja.” Sami Frashëri.
” Pa shihni ç’gjuhë e mirë !
Sa hije ka e shije !
Ç’e bukur e ç’e lirë!
Si gjuhë Perëndie!

Naim Frashëri

“Përmbi zä që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon
Përmbi erë që jep zymbyli
Pa dã zemren ma ngushllon.

. Ndre Mjeda

I zhytur në këtë tymnajë kaq të madhe të medias pamore e vizive,të politikanëve pa kllef,pa moral e kamaleon,ndonjëherë edhe historianëve servil,në çdo përvjetor të madh,historik,të Shpalljes së.Mëvetësisë së Shqipërisë,iu këthehen Baballarëve të Kombit:Sa bukur e kanë vlerësuar gjuhen e tyre këto burra,e shumë si këto,që natyra ia dhuroi këtij Kombi kaq të vjetër,në një situatë kaq kritike,wë u bashkuan në një Rilindje,për të mbetur përjetësisht të vlefshëm.

Pikrisht fjala “vleftë” më ngacmoi kujtesen për të hapur fjalorin e shqipes së sotme,të punuar me aq vlerë nga një grup akademikësh,nga gjithë trevat shqipfolëse,nën drejtimin e Prof.Androkli Kostollari.

Nga fjala ” vleftë” variojnë disa forma: sinonime,antonime,që pasurojnë këtë gjuhë kaq të.vlefshme,që nëpërmjet saj vlerësohen,çvleftësohen apo peshohen shumë figura të këtij kombi kaq të vjetër,bazuar mbi dobinë apo dëmin që i kanë sjellë,apo i sjellin atij.
Në gjuhen shqipe nuk ka të mesme:ose i vlefshëm,ose i pavlefshëm ; i vlerësuar ose i pavlerësuar ; vlerësues i drejtë,i ndershëm,ose e kundërta.
Sot,unë e shumë si unë,ndjehemi keq,bile të fyer,sepse gjuha shqipe po çvleftësohet,me dashje apo padashje nga të ditur dhe të pa ditur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.