Të hedhin valle dhe këngë.
“”””””””””””””””””
Një gotë verë kam në duar
Dhimbjen time për të harruar
Malli shpirtin po ma mbytë
Nga dhimbje më lotoj sytë.
Një gotë verë do t’a pi
Për të bukurën dashuri
Që herë shpirtin t’a trazon
Her të qesh her të lëndon.
Duke pirë pak nga pakë
Zhytem thell në imagjinatë
Duket sikur dhimbjen largon
Po sedi se dhimbja vazhdon.
E marrë gotën e mbaj fort
Duke pirë më shpëtojn lot
Iki mbyllem në veten time
I ngatërruar plot mendime
Autore
Elmira Tafa
29,,06,,2021