19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Elmira Tafa

Su dorëzova
Më shkelën me këmbë
Qesha dhimbjes su dorëzova
Dhe pse e haja veten me dhëmbë
Kënaqësinë kurrë s’ju dhurova
Më gjuajtën rëndë në fytyrë
Prapë qesha su përhula
Edhe pse nga dhimbja lotoi
Prap përpara jetën vazhdoj
Erë e stuhi pa mbarimë
Kam përjetuar mbi shpin
Buzëqesh porsi pranvera
Me shpres se dielli del ngaher
Në trupin e lodhur e dërrmuar
Dhimbjen si çarçaf kam mbështjell
Edhe pse veç me veten flasë
Buzëqeshja më ka lulëzuar
Autore
Elmira Tafa
30,,,05,,,2021
“””””””””””””””””
Ju qan zemra
Shumë kam parë e dëgjuar
Nga kjo jetë kaq e pa bes
Të tallesh me t’pa fuqishmin
T’ja presësh jetën në mesë
E merr vajzën na gjiri familjes
Tek ty jetën bën Kurban
I premtove fusha me lule
Më pas lule te koka i çon
Të beson gruaja e zezë
Fjalët e ëmbla që ti thua
Ikën mjalti seç u thartua
Hapet lajmi u vra një grua
Mjerë nëna me babanë
Qajnë e lotët nuk u thahen
Ju qan zemra për evlanë
Nga malli seç po përvëlohen
Autore
Elmira Tafa
30,,05,,2021
“””””””””””””

Buzë Burbuqe
Aty rrëzë malit
Kam dalë e po pres
Për një buzë Burbuqe
Dheu s’do t’më tres
Shumë ju luta zotit
Dhe pse vetë shkova
Atë yll të bukur moj
Dotë jo se takova
Ato buzët e bukura
Të kuqe si gjaku
Të ti puthë njëherë
Sa t’më ikë meraku
Autore
Elmira Tafa
29,,05,,2021
“””””””””””””””””

Një fije shpres
E Botuar
Edhe pse fati
Jetën ma ndryshoi
Unë prapë përpiqem
Si çdo njeri, të jetoj.
Edhe pse më ka hedhur
Në një rrugë pa kthim
Prapë po përpiqem
Të ndryshoj fatin tim.
Edhe pse dritat
Për mua janë shuar
Prapë po përpiqem
Si të gjithë ,për të jetuar.
Tërhiqem zvarrë
Një një rrugë të errët
Me shpresën se një ditë
Do gjej një rreze dritë.
Një rreze dritë ,një fije shpres
Që çdo dritë të fikur t’a ndes
Që çdo rrugë të errët t’a ndriçoj
Që çdo shpirt të ftoht t’a ngrohë.
Autore
Elmira Tafa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.