Kushe eshte
Elona jolla
Lindur ne qytetin e Tiranes, kam kryer studimet e larta ne universitetit e Parmes ne Itali ku vazhdoj te jetoj aktualisht, ne Degen Trashigimi Artistike dhe Spektakel, Master ne Gazetari dhe Kulture shtypi.
Autore e nje libri me poezi “Flas me Engjellin Tim” dedikim per njeriun e shtrenjt te zemres .
NDJENJA
Dashurinë për ty e ngrita
në shtatë qiej, larg –
balonë me erën lart.
Ti dashuri gjithmonë në ajër të më mbash,
nuk dua askush
nga ty të më ndajë.
Mëngjeseve të ftohtë ti më ngroh,
i mbyll sytë, të thelloj
e brenda vetes sytë e tu i shoh,
fëmijë ndihem e buzëqesh.
Natëve të vona të kërkoj
çdo fjalë me ty ta flas ,
të të shfletoj çdo mendim,
të të lexoj, të të dëgjoj…
S’ka tingull më të bukur se zëri yt,
besomë të paktën vetëm një herë…
ndjenja nuk lidhet,
as ta mbyllash brenda vetes s’ka vlerë…
2. TE KERKOJ NE YJE
I mbylla syte me duar.
U futa ne erresiren duke enderruar.
I hapa krahet dhe perqafova detin ne pafundesi.
Dashurin se takova dot…..
Fluturova deri ne qiej.
Yjet i mblodha me duar,
i futa be gjirin e ngrohte.
Kerkova te gjej mes tyre,
dhe aty nuk te gjeta dot.
I putha yjet sikur te ishe ti.
Nje fllad i leht mi pushpuriti floket,
me fishkellen ne zemer.
Me perkedheli, me genjeu nje cast……
pupel me coi shpirtin lart.
Me kerko kudo, ne erresire..
me yjet do te ndricoje
Me kerko ne thellesi te detit,
une do te perqafoj….
Pyete eren: Te perkedhel ….dhe me te disa fjale do ti postoj….
3. LERE ZEMREN.
Lere zemren te flas vet.
Lere shpirtin te lulezoj.
Mos u perplas ne muret e vetmise.
Ngul rrenje thelle ne shpirt.
E Do ta shohesh dimrin,
do kthehet ne pranvere.
Dielli vrullshem….
rrezet do te leshoj thelle.
Me shpirtin e ftohte…
dhimbjen do ta largoj.
Lere kete shpirt ….te jete i lire.
Lere, lere te jetoj…