TË RRIT DASHURIA
-Për time bijë-
E vogëla ime,
E madhja e të voglës,
Një dorë për lodrën,
Dhe tjetrën për motrën.
Dy sytë për mamin
Dhe lotin për babin…
Po zemrën?
Ah, zemrat,
Për të gjithë rrahin,
O Miana e mamit!
Të sheh Perëndia,
Të rrit dashuria,
Që të vjen nga qielli,
Si një rreze dielli!
Ti linde nga dashuria e madhe qe lulezonte si livadhe ….
Si nje mrekulli per syte tane kur ti buzeqesh ……
Ke nje nene me dinjitet e krenare….
Me te fort se malet, ku ecen ajo tundet dheu ,
sy patrembur e krahe shqiponje …
Vec miresi ne zemer ajo dhuron ku askush doren nuk ja leshon….
fytyra e saj respekt i ndricon..
Bija ime ti do te jesh shembulli
i dashurise kur nje dite te jesh nene si une.
Elona Jolla