10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Elsa Derraj

“a besoni në magji?

-po në ajër a besoni?”

“Nuk duhet të besosh ajrin

… duhet ta thithesh atë….

PA ajër vdesim”

-Magjia është saktësisht e njëjta gjë

Si ajri… nuk mund ta shohësh,nuk e prek por e ndjen….

Dhe në qoftëse e heqim magjinë nga jeta….

Mund të vazhdojmë të marrim frymë, por shpirti ynë vdes..

“””””””””””””””””””””

Ditë pushimi….

Në shpi dicka po kërkoja në sirtarët e komedines time në dhomë…

Me kapi dorë këtë foto…

Një foto dalë në dasmën e një shoqes time këtu në Athinë…

Kristines dhe Kristos……

Kanë kaluar vite dhe fotot si gjithmonë na dërgoj në çaste e momente të bukura që kemi kaluar, gjithashtu dhe në ndryshimet e moshës….

Dhe një zë i mbrendshem… na thotë…

Eh mosha e rinisë…. 

….. një kujtim i bukur…

“””””””””””

…. Krishtlindjet…..

Koha me e lumtur dhe melankolike e vitit

Kur e kaluara ndërhyn në jetën e njerëzve dhe ulët në gjysmë të rrugës..

Mes njerëzve dhe pemës të krishtlindjeve..

Në atë det dritash kënaqen në fikje…

fikjen e mallit dhe kujtimeve….

ndriçojnë boshllëkun dhe mungesat…. ✍️

…. Gëzuar

“””””””””””””

…… Kush je ti….
Kush je ti për të shlyer çfarë është e egër në mua….
….. Jo sepse e di…..
Jam e komplikuar vetëm për kë nuk mund të më kuptoj….
….Jo se është e vështirë…
E zeza dhe e bardha plotësojnë njëra tjetrën…
njëra nxjerr në pah tjetrën…

Sepse jam një perëndim dielli që lind

në lindjen e diellit pa kufi

Dhe kur retë gri mundohen ta mbulojnë sikur frymën duan t’ia ndalojnë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.