Durimi dhe zemrimi
Valixhia dhe rrobat…
E zemëruar Valixhia e hedhur mbi krevat…
Rrobave me një zë të zemëruar u bërtet
Pse per të ndejtur e mbushur me ju mbi krevat jam…
Unë jam bere per te udhëtuar
Zemrimi me ka pushtuar
Rrobat e ruajnë pak qetësinë me zë të lehtë valixhes flasin
Shekele zemërimin me këmbë, durimin ta thërrasësh…
Ah sa lehtë e thua Valixhia rrobave u tha
Kur gati je për rrugë dhe të bllokojnë zemrohesh, hidherohesh, durimit vend si le…
“”””””””””””””””””””””
Dashuria…. Ndodhë
Dashuria të kërkon
Thjeshte duhet të jesh gati
Ka nevojë për dy celsa që hapin të njëjtën derë
Dhe dy shpirta hyjnë brenda
Si në vendin më të bukur në botë…në zemër e në mendje
Dhe zëri yt i butë nuk heshtë kurrë
Është përgjithmonë në veshët e mi..
Çdo moment duke qetësuar çdo frikë timen
Krahët e ty me mbulojnë si forca e një engjelli
Me mbrojnë dhe me mbështesin vazhdimisht
Me sigurinë e dashurisë së vertet
Ndërsa unë kurrë nuk mund ta shpërblej
Për të mrekullueshme që sjell në mua
Jetë….
Unë mund të jem gjithmonë e vërtet!
“”””””””””””””””””””
Çfarë dritë kishe ne sy këtë mëngjes,
Po shkëlqenin….
Ishte një dritë e jotja vetëm….
Askush, askush nuk ta dha….
Dukej se ajo dritë tingëllonte.
Ajo dukej si një bebe e ëmbël dhe e lakonte atë dritë….
Megjithatë ti nuk flisje
Ti nuk shqiptove as një rrokje
Ti nuk kishe asgjë tjetër veçse një dritë…..
Ishe vetëm ti….
Me forcën e shikimit tënd qe bën gjithçka të mundur….
Ishte ti!
Aspak e vështirë për të kuptuar çfarë thonin ata sy me dritën që lëshonin!
E.D