“”””””””””””
Jo më atë shikim….
Jo jo, jo me atë shikim…
Shikimi jot është si vera dhe me vjen te dehem….
Nuk dua ta shoh, nuk djehem mirë…. dua ta harroj, mjafte më, më mundon ….
Shpirti im qetësi tani kërkon….
E. D
“”””””””””
Sonte…..
Sonte dua të pi..
Çdo gjë të djeshme dua ta fshi….
Nuk dua asnjë të më thotë mos…..
Dua çdo gjë ta kthej përmbys….
Të fshij çdo gjë në shpirte kam …
Mendoni çfarë të doni për mua…
Sot dua të pi, dua të bëhem tjetër njeri,
Ajo që nuk isha kurrë
Të më ik kjo çmenduri….!!
E. D
“””””””””””
Ëndërrova….
Kam ëndërruar në jetën time…
Ëndërra që kanë qëndruar gjithmonë me mua dhe kanë ndryshuar idetë e mia
Kanë kaluar nëpër kohë dhe nëpër mua…
Si vera përmes ujit, dhe kanë ndryshuar ngjyrën e mendjes time…
Ndonjëherë si një grua e rritur, ndonjëherë si një vajzë e vogël nevrike…
Ndonjëherë si një çmenduri e vërtet….
Por gjithmonë vetja ime dhe jo kopja e të tjerëve
E. D
“”””””””””””
Një ditë dallga pyeti detin…..
A me do?
Dhe deti ju përgjigj…
Dashuria ime është aq e madhe…..
Ku çdo herë që ti ikën në tokë… Unë përsëri do të tërheq mbrapa që të marr prap në krahët e mi…
Se unë kam vetëm një dashuri dhe ajo je ti…
QË del thellë nga gjiri im…
Dhe nuk e zëvendëson asnjë dashuri….
Dallga qeshi….
Keshtu jam unë dal iki nga dua, me pëlqen te përkëdhel çdo gjë…
Tokën, gurët,, shkëmbinjtë..
Dhe pastaj vjen një moment që shkatërroj çdo gjë…..
Jap dashuri dhe dhimbje kudo që shkoj….
Dhe deti qeshi me fjalët që dëgjoj…
Dashurinë time, kudo që të shkosh askush nuk ta afron!