“”””””””””””””””””””””
Kumll e amël moj
kumll e butë-e
më shkoi vera moj
pa të këputë-e
Kumll e amël moj
ku m’je rritë-e
se me ty moj
do të shkoj të ritë-e
Kumll e amël moj
ku m’je fshejë
se me ty moj
unë du me nejë
Kumll e amël moj
ku m’je pjekë-e
se me ty moj
unë du me dekë-e
Kumll e amël moj
si sheqeri
hajde t’rrimë moj
ku rri skifteri
Rrin skifteri moj
n’ato rranxa
hajde t’rrimë
ku rri thëllanxa
“”””””””””””””””””
Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, –
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball – por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… – Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta. (Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht… Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!), Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.
MIGJENI