14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Elvira Lani

 

MËNGJES VjESHTE.
Një pikë lot ra në kroin e mendimeve të mia
Vjeshta e ktheu në një gjethe të artë…
Pa lindur mirë dielli u kthye në fjalë
Ca zogj porsi shkronjat çelën nga fleta e bardhë…
Diku tej horizontit zogjtë u bënë aeroplanë
Dhe malli im zgjoi një flutur të bardhë.
E lehtë ishte ëndrra, zgjati pak
Erdhi tek unë si një engjëll pa krahë.
Disa prej luleve buzëqeshën kur më panë
Më veshën me petale dhe u fshehën prapë.
Me një pendë në dorë u bëra magjistar
Lumin e ktheva në gjarpër, dhe urën në unazë.
Së bashku rendëm në ajër
Pas zogjve, pas shkronjave, pas këngëve
Me ne u bashkua dielli me rrezen e tij të parë.
Ah, mos mbarofsh kurrë e bukura ëndërr
Vrapofsh ndër dete si anije e marrë!
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
DHIMBJA IME
Kam pasur dhimbje në shpirt, sa herë,
E nëse unë dhimbjet, nuk I ndala dot.
Shpesh lotin tim,se kam lënë të bjerë,
Dhimbje si të miat ka pa fund kjo botë.
E thash se dhimbjet, mbase jo të gjitha,
Pa dyshim, që diku u shfaqën më herët.
E thash se ndodhë që zemrat e brishta,
Harrojnë veten e dhembin për të tjerët.
E thash se kur bota, do rënkonte:-Ah,
Dhe rënkimi yt, tretet në pjesë-pjesë.
Po ç’të bëj tani, s’të bëhem dot krah,
E dhimbjet e trupit, t’i kishim në mes!?
Po ç’të bëj tani, të marrë pjesë prej saj,
Se janë tjetër gjë, dhimbjet që ka bota!?
Dhe të turperohem , lotët më s’i mbaj,
Paska një dhimbje, që është veç jotja!
“””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë
Gjirokastra ime
Më skuqet malli për një lodhje
Duke ngjitur kalldrëmet e rralla,
Duke soditur sokakët, dritaret
Që si sy njerëzish rrinë mbi kokë
Minderet dhe çiltet anesë
Paparën me gjalpë të freskët në mëngjes…
Më mori malli të kaloj nën kala
Të shoh bedenat që nga poshtë
Në tunel nga pazari në Manalat
Nga pazari në Palorto
Me të mitë që gëzojnë tek më shohin
Me gjaku-gjakun tek prekin, njohin…
Më mori malli t’ia marr një herë vëndçe
këngën e parë që mësova në Gjirokastër
Më mori malli për babain king
Për mamanë nikoqire e të pastër
Do të vij të të shoh origjina ime
Mallin të nxjerr patjetër një ditë
Të zhdëpem duke pirë e duke ngrënë
Të dal në të gjitha lagjet, tek të mitë…
Kur të vij, do të puth një gur
Në të më bukurin kalldrëm…
Kur të iki do të gdhënd me biçak
Emrin tim në më të bukurin vënd…
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë
Erinda Bendo, Pirro Minella Millona dhe 179 të tjerë
26 komente
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.