17.5 C
Tiranë
E martë, 26 Maj 2026

Ema Bruci

 

Cfar eshte vetevleresimi

Vetëvlerësimi është siguria që vjen së brendshmi, bazuar mbi vlerat që njohim tek vetja e mbi ndërgjegjen se jemi individë unik me pika të forta, por edhe me kufizime. Respekti, ndjesia dhe besimi që kemi për veten, e cila është si një lule e bukur dhe delikate, të cilën duhet përherë ta kultivosh e të kesh kujdes se si rritet.

Asgjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë. Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

 

Si mund te krijohet vetëvlerësimi?

 

  • Vetëvlerësimi krijohet pak nga pak, ndërsa kalojmë përvoja të ndryshme në jetë.

 

  • Vetëvlerësimi kështu,  ka një lidhje të ngushtë me perceptimin që secili individ ka për veten e tij kur gjendet në rrethana të ndryshme të jetës.

 

  • Ai krijohet, rritet duke ndryshuar bindjen dhe duke u nxituar që të punojmë fortë kundër vështirësive, e duke menduar pozitivisht.

 

 

Kur personin ka vetevleresim pozitiv dhe kur ka vetevleresim te ulet ose negative.

  • Personat që kanë vlerësim pozitiv janë të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm dhe që përshtaten shumë shpejtë me çdo gjë të re, janë të ndërgjegjshëm për aftësitë dhe gabimet.

 

  • Personat që kanë vetëvlerësim të ulët ose negativ e shikojnë veten me pamje negative.

 

Njerezit qe janë ankthioz, sëmuren shumë shpesh, vazhdimisht  janë me gjendje gripale, të depresuar, pesimist për të ardhmen dhe të drejtuar drejt humbjes dhe dështimit. Kanë mungesë vullneti, dëshire dhe besimi të theksuar.

E që njeriu mos të mbetët në ketë gjendje pesimizmi psikologët i japin shumë rëndësi vetëvlerësimit dhe flasin shumë mbi këtë. Vetëvlerësimi është një nevojë natyrore dhe qendrore, pa vetëvlerësim bëhet e vështirë  jetesa në mënyrë të shëndoshë e ndoshta edhe e pamundur, duke qenë se është shumë i rëndësishëm për të realizuar qëllimet që kemi.

 

 

Çfarë është uni, uni real, uni ideal?

 

Uni, është një koncept psikologjik që ka të bëjë me perceptimin që personi ka për veten, për formën reale e ideale të tij. Ai zhvillohet gradualisht dhe është i lidhur me eksperiencën personale të vetes.

 

Uni i çdokujt është krejt i ndryshëm nga uni i çdo njeriu në këtë botë. Uni i çdo njeriu është i papërsëritshëm.

Në ndërtimin e unit të çdo njeriu marrin pjesë edhe njerëzit e tjerë, uni i çdo njeriu zhvillohet përmes bashkëveprimeve të personit me botën ku ai jeton.

 

  • Uni real

Eshtë kapaciteti, aftësia e vlerësimit të vetes për atë që jam e jo për atë që kam.

 

  • Do te thote të bëhemi real me veten, ta shprehim veten  për atë çfarë ndjejmë, mendojmë dhe provojmë.
  • Uni real, është ai që lidh botën e brendshme me atë të jashtme në mënyrë autentike.

 

 

  • Uni ideal

Eshtë ai ose ajo që njeriu dëshiron të bëhet. Dimensioni i këtij është e ardhmja. Ai bazohet në “duhet” është ajo pjesë e njeriut që ngelet vetëm në atë çfarë duhet por nuk merr iniciativën të veprojë fare.

  • Kur njeriu i jep më shumë rëndësi unit ideal, që nuk është në sintoni me të vërtetën e tij, është një gjendje që e bën të vuajë e kështu nuk arrin të ketë një vetëvlerësim real për veten.
  • Ndaj, është i prirur ta nënvlerësoj veten ose ta mbivlerësojë, gjë që e bën personin të mos ndjehet mire me veten e aq më pak me të tjerët.

 

Njeriu, nëse nuk e sheh veten nën  një dritë reale ai mund të ketë vështirësi e probleme me vetveten e gjithashtu edhe me tjetrin.

Vetëvlerësimi, është ai që bën të lindë tek personi siguria, shpresa në vetvete, të cilat janë vendimtare në sipërmarrjen e angazhimeve në jetë dhe për të krijuar raporte të mira me të tjerët.

Vetëvlerësimi i drejtë është harmonia me veten, ndaj vlerësoje veten për atë që je e jo për atë që ke e që dëshiron të kesh.

 

Dashuria eshte ajo me e rendesishmja per te pasur veteevlersim tek vetja. Dashuria eshte burimi i suksesit per cdo njeri.

 

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur i pastër shpirtërisht.

 

  • Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese.

 

  • Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot.

 

Dashuria eshte suksesi ne jete

Eshte vetevleresimi qe i ben ti vetes

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.