“”””””””””””””””””””””””””
I njejti park, i njejti liqen, i njejti ritual: mbasi e thithi cigaren deri ne grahmen e fundit, ndjeu mushkritë te ngriheshin ne proteste. Jo se i behej vone per ca qeliza, qe pretendonin akoma pak ajer deti e shije jodi, lluks mondan per nje provinciale..
Ahh.. Jo, jo, nuk donte t’ja dinte, qe tymi po i digjte, ndoshta dhe ndonje perspektive te re, duke e zhytur ne ate gangrene te pakurueshme, qe e priste çdo nate anes rruges, duke e kujtuar se zvarritjet e diteve ishin bere gjithnje e me pertace.. Nuk e hodhi bishtin e cigares te shtypur midis dy gishtave sic bente zakonisht. E mbeshtolli me nje gjethe te njome plepi, duke e veshtruar me keqardhje, qe i kishte dhuruar vetem dhjete minuta kohe nga jeta e saj. E hodhi ne kosh me nervozizem dhe ndezi menjehere nje tjeter me duart qe i dridheshin. Tani do ndihej perseri e lumtur qe do i dhuronte dickaje, 10 minuta nga koha e limituar e nje dite te lagesht, qofte edhe asaj qe ndoshta ndonje dite do ti marre jeten..
Kishte dhuruar shume ne jeten e saj, kishte dhuruar gjithcka nga jeta e saj. Ndersa tani.. ai semafor e priste çdo nate te dhuronte dhe pandjeshmerine qe i kishte ngelur, duke e valevitur si flamur te bardhe, e dorezuar nga mediokriteti modern, si shumica e provincialeve qe kishin ardhur ne ate vend metropolitan, te thithnin sadopak ajer qyteterimi.. Pfff.. Me vrases se tymi i cigares, qe cuditerisht ishte e vetmja gje qe e bente te lumtur, per te vetmin fakt se ajo i dhuronte jo vetem kohen e saj, por edhe frymen e saj..
E vetmja dashuri me shikimin e pare, tmerresisht e nikotizuar, qe e linte te lire te enderronte jashte çdo kufiri te qyteteruar..
E fiku me duart qe vazhdonin t’i dridheshin, duke menduar se heshtja e tymit te hidhur, degjohej me shume se ofshamat e lajthitura akademike..
… U ngrit me dembelizmin e kohes, qe e kishte harruar ne udhekryq, per te bere ” asgje-ne” e perditshme..