10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Emitaf Limani

PER TY FLAMUR!!!
Eh… sa endra jane thurur
nder-shekuj per ty Flamur!!
Per te pare me sy,
Per te prekur me dore!
Per te puthur e perqafuar!
Eh.. sa gjak eshte derdhur
Per te mbrojtur ty Flamur!
Nga hordhitë e sundueset!
Nuk u kursye jeta e te rinjve
Gjaku lum u derdh si krua.
Vendosen ty mbi jeten e tyre.
Me ruajt amanetin e te pareve!
Qe me gjak e jete u fitove.
Eh.. sa malle ndjejme per ty
Kudo qe jemi, ketu e neper bote
Te mbajme ne gji, te mbajme ne dore!
Te valvitim ne rruge e oborre neper bote.
Me ty mbeshtillemi ne qafe e kraharor.
Me shijen e aromen tende rrojme.
Kujtojmë aromen e gjakut te rinjve tane.
Qe nuk e kursyen piken per te mbrojtur.
Te shterngojme fort,te puthim e perqafojme.
Eh.. sa krenar ndihemi me ty!
Bashkove fiset,viset e trojet tona!
Me emrin Albani-Shqiperi,u kurorezove.
Njihemi e ndihemi krenar me ty
Ne tere skajet e botes
Valvitesh me kuq e zi
Me shqiponjën dy-krenare
Je per ne me i bukuri ne bote!
Lindja jote,fitorja me e madhe
Ne trojet e viset Arbenore.
Bashkove fiset e viset Ilire
Ne nje kombësi te vetme
E i vure emrin Shqiperi.- Albani
Ne token tone arberore!
Edhe pse shume e braktisen!
U dynden neper bote.
Per nje jete me te mire.
Atdheun e gjuhen meme
Traditat e zakonet tona
Kurre nuk i harrojne.
Me dhimbje e malle i kujtojnë.
Ti qe endera shekullore
Per ekzistencën e origjinës sone.
Te humbur, te roberuar!
Pa atdhe, pa origjine,pa gjuhe.
Ti erdhe nga qielli,si rreze dielli,
Si ide, nga disa njerez te mençur!
Si Gjergj Kastrioti Skenderbeu!
Qe nuk mundi t’a duronte roberine!
Qe mundi e djersa te shkonte per tjere!
E te jetosh pa ndere e dinjitetin tend!
Ne trojet e viset e rrenjet e e tua.
Me ide,dije, kurajo, force e guxim
Krijoj rreth vetes ushtrine e tij!
Largoj sundueset nga vedi i tij
Ja doli me veten ne krye
Me 28 Nentore 1443 ne Kruje
Te ngriti ty Flamur. Kuq e zi
Me shqiponjën dy-krenare!
E shtriu veprimtarinë e fitores
Ne shume qytete te vendit
Prej me shume se dy degada!
Ndonëse perseri u mund
Mbeti ideja e frymezimit
Drejt pavaresisë plote te vendit.
Amanet i te madhit Skenderbeu
U çua ne vend nga dijetari e patrioti
I madhi Ismail bej Vlora Qemali.
Me ushtrine e perfaqesues te
Viseve e trojeve shqiptare!
Me Ise Boletini Mitrovice
Nga – kosove- Dardani
Mal i zi,Çameri e Maqedoni
Me 28 Nentore 1912 u ringrite!
flamuri i te madhit Skenderbe!
Flamuri i pavaresisë
ne Vloren tone heroike!
Nje fitore e dyte,por jo e plot.
U njohem shtet ne bote!
Fuqitë e medha diplomatike
E njohen pavaresine tone
Por te pergjysmuar trojet tona.
Na njohen trungun,na prene krahet
Viset me te medha u aneksuan
Per interesa tek fqinjët tanë.
Si Kosova ,çameria e tjera!
Nje pellembe toke
E nje grusht njerez mbetem!
Perseri te ndare ne cope-cope!
Perseri plage e dhimbje ne shpirt!
Te jeshe Shqipetare ne troje te huaja!
Ku te mohohet gjuha meme!
Ku ty flamur, me dore nuk te zene.
Kur dhe femija ne bark te nenes
Fjalen shqipe nis te belbezoj
Sa hap syte, kuq e zi shikon flamur!
Qe kur lind,lind me endren e bukur!
Te shoh nje Shqiperi te madhe.
Me teritor e popullsi masive
Te bashkuar me ato qe enden neper bote.
Ku te tere ti buzeqeshin endrave shekullore!
Ne token tone,ne trojet e viset tona!
Te qenet zot te tokes meme!
Te ligjeroj gjuhen shqipe, .e bukur meme!
Te punoj e t’a mbroj me çdo- kusht
Lirine e lumturinë ne kete jete.
I mbrojtur je ti flamur me jete!
24 Nentor 2022. Fatmira Limani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.