Do të vjedh kohën e perëndive memece,
që në orën e tokës,
krihen me esencat Hyjnore,
do të vjedh shiun që pjerron brinjave të tokës duke turfulluar,
si një shpend i ndërkryer,
nga hemisfera të largëta,
do të vjedh mendimet në rrugicën e marsit,
ku kanë çeluar pak lule dhe sythet,
anatominë e babait më lexojnë mjegullueshëm,
do të vjedh fjalën,
kur fqinji im taksixhi mat udhët e Tiranës natën,
dhe numëruar qindrakat përmes taksimetrit,
kur pyet të fundit udhëtar: për ku?
@emitiranë. 22.04.2022.
“””””””””””””””””””””””
@emitiranë. 30. 04. 2022.
“””””””””””””””””””””
mund të ndodhë,
në çdo ndodhi,
dhe shenjtët të ulërasin mbi kumtin e ngjyrave:
e hëna thotë: e bardha ngjyra ime,
që i përvidhet javës,
e marta thotë: e verdha si gjethnajë,
me figurina të artuara,
e mërkura: portokalle si lëshme zjarri mbi det,
dhe brendësia plot avuj uji,
e enjtja: pigmenti i njomësisë së natyrës,
e premtia: e kuqja e verës së Krishtit në kryq,
dhe falja e xhumasë,
e shtuna: bluja derdh motivet mëngjezore,
të njerëzve të pagjumë me ushtri ëndrash,
e diela: e zeza si vejushat,
që fshehin lutjet përmes dantellave,
të mishit të Madalenës,
java fillon,
në një shtëpi të vjetër,
me ca vezë të gjalla nga furriku në kotec,
në fund të oborrit me pemë të reja,
ku fëmijët vënë gracka lepujsh
dhe mizat mbyten në pellgun e aurës vishnje,
ku një llampë e vogël u shua e fundit në rrugicë…
@emitiranë. 25. 03. 2022