“””””””””””””””””””””””””””””
1. Çmitizimi i vdekjes i Genc Lekës
“Poezia e fundit”.
(Genc Leka)
O hënë, pse dole, moj, kaq e trishtuar,
Mos vallë për mua po mban zi?
Ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,
Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?
Po dhe në vdeksha,
jeta s’ka të mbaruar
Dhe pse sot po shkruaj të fundmen poezi
(Shkruar në gusht 1976, pak ditë para arrestimit që i mori jetën)
Vdekja nuk ka motiv. Për poetët vdekja, nuk është “fundi” biologjik i jetës, por fillimi i veprës së tij. Genc Leka, ishte prandjellës i vdekjes së tij. Ai nuk kishte frikë nga vdekja, pasi kishte kohë që “hija” e vdekjes po e ndiqte. O hënë, pse dole, moj, kaq e trishtuar,/Mos vallë për mua po mban zi?. Poeti është i bindur se edhe hëna është kaq e trishtë, që paralajmëron vdekjen sigurtë. Po dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar, simbolika e vdekjes njihet nga qytetërimet e lashta. Egjypjanët, kanë shkruar: “Libri i të vdekurve”, për të kujtuar se vdekja ishte po aq e rëndësishme sa jeta. Bibla, na sjell mesazhin e saj, Kaini vret Abelin , tregon se vdekja ishte krijuar para jetës. Trishtimi i poetit është hënor, por metamorfoza që ka pësuar hëna është apokaliptike, sepse është një vajzë mungesore e trishtuar. Ajo është një kallogre që po mban zi, për (zezonë) e poetit. Dyvargori, ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,/Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?, përsëri hëna e metamorforizuar sylotuar tregon se gjëma e vdekjes përmes: “Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar”, nuk e ”huton” poetin, por pyetja retorike, mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?, është pyteja që bën Shekspiri. Poeti e di së jeta e tij është në fije të perit. Ajo anohet, hepon, herë majtas herë djathtas, por ecën në fijen e perit…ai pret se apoteoza e vdekjes të vetëshkruhet. Po dhe në vdeksha,/ jeta s’ka të mbaruar, përgjigja që jep poeti tashmë e di se nga dosjet e sigurimit, recensa e poezive të tij ishte gijotina që e çriste: “autori ka një çoroditje të theksuar ideologjike. Nuk është i kënaqur me realitetin e sotëm dhe e quan të rëndë ambientin ku jeton, se për atë ( autorin) është mbytës dhe i padurueshëm, ndaj kërkon rrugë për të dalë”, (jo e qëllimshme por vrastare), por jeta “jeton” edhe më pas në amëshim. Jeta s’ka të mbaruar, e qëllimshme ose jo, ajo është “klithma” hamletiane, dilema shekullore e qenies së njeriut, është e “hapur llogaria” me jetën. Vargu i fundëm: dhe pse sot po shkruaj të fundmen poezi, është paralajmërimi i fundit, se poeti po “sakrifikohet” për Luçiferin, se (vekja njerëzore) përmes ilimunimit ( dalja nga errësira në dritë, nga trupi në shpirtin e përjetshëm) përmes poezisë, si testamenti i tij u fundëm, ashtu si poezia: “kur në dritare rri me mall” gërmadha e shpirtit poetik është “reale”, e njëmentë : “ajo flet për një gërmadhë reale, jo për një “vegim” gërmadhe” shkruan, Sadik Bejko.
2. VILSON BLLOSHMI: “Kur koha shkon”
– “Sfida” ndaj vdekjes e Vilson Blloshmit.
“Kur shkon koha”
(Vilosn Blloshmi)
Dhe koha shkon,
Dhe bota ikën,
Dhe ne ecim,
Dhe qeshim kur qan jeta,
Dhe kur qesh varri…
Vdesim…!
Poeti ka folur vetë për vdekjen në shkrimet e tij, që në moshë të herdhme, “nuk jam llogaritur mes njerëzve dhe shokëve me të cilët bashkë mbaruam shkollën, por u llogarita midis klasave të vdekura, mes njerëzve të vdekur” citon Blloshmi. Dhe koha shkon/Dhe bota ikën,/Dhe ne ecim, jo më kot Blloshmi quhet poezi simbolist, sepse “Sararaja” është poema -simbolike që poeti, i vesh dhimbjes, fatit, dashurisë, atdheut, jetës, gëzimit, zbrastësisë, mjerimit, shkretinës sociale, shoqërore, shpirtërore të shoqërisë shqiptare. Sharaja është një shkretëtirë “mizore” me fuga rërë dhe erërash shkretinore, më akrepa dhe gjarpërinj, ku “mirazhi” se atje ka ujë, është kaq gënjeshtar, qëllimisht lidhet me “përroin e firarit” ku e pushkatuan. Poezia me fillesën e lidhëzave bashkërenditëse [dhe], një kundërshti dhe përjashtim i rregullit të shkrimit të shqipes, me foljet vepruese-lëvizëse [shkon/ikën/ecim], koha e shkuar se [koha dhe bota], nuk janë thjesht shenja konvencionale të kohës por edhe njëmendësia e përmasës reale /surreale jetësore. Koha dhe bota, nuk “ndalen” në ritmin e tyre të jetës, por dimensioni i lëvizjes me foljet ndërvepruese me kohën dhe jetën, futet vargu: dhe qeshim kur qan jeta, përsëri përmbysja e rendit gjuhësor, por ftillimi i përthyeshmërisë relative të dashurisë për të jetuar. Poeti qesh me “fatin” e tij, ku jeta e godet, dënon, përjashton, përsëri ai i qesh asaj, se jeta është e bukur. Mundohet të kuptojë, habinë, dhe mënyrat e rrugëdaljes nga kurthi e sistemit, që ka kohë që po ia “merr frymën” atdheut. Jeta ose e “bukura e madhërishme” e Kantit, është motivi që e “shtyp”, e “mbyt”, e “shkrin”, poetin. Një poezi ku përsëritja dhe anafora formojnë trupin e vdekjes, nuk ka fund vetëm sepse mbyllet me retiçencat, si ky varg: dhe kur qesh varri…, është paralajmërimi i fundit. Funvargu: vdesim…! për poetin, nuk është në vetën e parë por të tretë, të gjithë vdesim po kundërshtuam regjimin dhe po guxuam të “zgjojmë” përbindëshin. Fundja edhe vetë poeti e pohon se: “dënimi kapital, mendoj se nuk duhet të zbatohet kundër meje, sepse jam ende djalë i ri, me çdo mundësi për t’u edukuar nëse gjykata e shkallës së dytë do ta gjejë të provuar fajësinë time, qoftë edhe duke ndenjur për një kohë të gjatë i izoluar nga jeta e lirë, me çdo mundësi për të punuar dhe për t’i shërbyer më gjatë shoqërisë”, u vetëmbrojt poeti, deri në fund ka besuar, se “armiku” poet, ka për t’i dhënë shoqërisë, por duhet të vdesë…duke thënë açik, realizmi nuk duronte “poezi me frymë borgjeze”, se liria, ishte “vesi” i borgjezisë, duke çmitizuar “kopshtin socialist” të Adriatikut.
©copyright EMI KROSI.