17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Emy Li Dhiamandi

Me jepni vetem nje minute heshtje..

Heshtje te lagura me dhimbje jete.

Nga ato te thellat,
qe flasin mijera gjuhe.
Heshtje, qe rrjedhin neper sy,
te etura per te njejten fjale.
Heshtje, qe enden ne kraharor
te thithin te njejten fryme.
Heshtje, qe fshihen mbas kofsheve
te lagura me arome vjeshte.
Heshtje, qe kthejne mallengjimet
ne lote me ngjyre pasioni.
Heshtje, qe ngelen varur
ne buzet me te njejten shije.
Heshtje, qe jane protagoniste
dhe antagoniste ne simbioze.

Me dedikoni vetem nje minute heshtje,

te permbys universet

nga nje perqafim jete..

DYLMHD@E.Dh 21

“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze

Te kujtohet kur ishe e vogel dhe te merrnin te gjithe ne krahe..?
Ishe kaq e lumtur..!!
Tregom sa here vishje kepucet e mamit dhe vije te kuqin, per t’u dukur me e madhe..!?
Me thuaj sa here kaloje para pasqyres dhe beje nje hap prapa te shikoheshe edhe nje here..!?
Me trego, sa here shikoje fytyren e tij, para se te uleshe te studioje ..?!
Po kur te doli shkolla qe enderroje, a e mban mend gezimin qe buronte nga syte..?!
Sigurisht qe e mban mend dhe puthjen e pare, ate qe te gervish zemren dhe te mer frymen, te zhvesh shpirtin e te rrenqeth mishin pa ndjere te ftohte. Humbe ne ato buze, larg te cilave nuk kishte horizont tjeter. Tregome per dashurine ekstravagante, per mesazhet dhe letrat qe kurre s’i dergove, per ulerimat ne heshtje qe kush s’i degjonte dhe per vetmine qe buzeqeshjen nuk ta veniti…!
Tregom sa here i ke prere dhe lyer floket, qe te dukeshe me e bukur se brengat e kohes..!
Sa here je rrezuar, je terhequr zvarre ne dhoma pa dritare, je thyer nga indifentizmi dhe arroganca qe te ktheheshin si boomerang..??
Te lutem, tregome emocionin e lindjes, dashurine kur dy zemra rrahin ne te njejtin trup dhe klithmat e para qe permendin agonine e evolucionit…!
Tani qe je rritur e bere grua, dua te shtrengoj fort buzeqeshjen dhe brengat e tua, dy anet me humane te dinjitetit tend, femer – grua.
Dhe tani qe te njoha, filloje tregimin nga e para.. te mos humbas asnje cast te frymes tende !!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.