14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Enver Sahiti

MBRETI DHE PLAKU

Kishte qen një mbret i një nahije. Mbreti si mbreti për të udhëheqë popullin e tijë kishte vënë rregulla dhe nga një here edhe aq të ashpra sa që edhe pse populli nuk guxonte të reagonte apo protestonte , prapë se prap u gjendet rrugë dhe mënyrë për ti dhënë mesazhin mbretit se këtu apo kesajë radhe po e tepron pak që po vën masa të rrepta.

U mblodhën populli, burrat e fiseve për të ba një marrëveshje që me i dërgue mbretit disa burra për t’i kërkua lirimin e këtyre kushteve ,në të kundërtën po rëndohet situate ditë e për ditë. Askush nuk guxon të merr një hap më tutje për tu ballafaqu me mbretin për ti përcjellë kërkesën e popullit. Në mesin e këtyre burrave të fisit kishte qen një plak i cili një herit edhe këngëtar i mire.

Plaku; Burra ! , mbasi nuk po ka askush guximin me shku te mbreti, atëher unë do bëj një gjë e cila ndoshta do ja tërhjekë vëmendjen mbretit dhe do na e liron pak konopin o na e shtrëngon edhe më shumë.

Burrat;Hë ore shahir, si e ke mendua ta bëshë këtë ti ?

Plaku ;  Do ja kushtoj një këngë mbretit dhe perms këngës do ja dërgoj mesazhin se si është situate dhe se ç’far po mendon populli.

Burrat; E po pasi që ne s’po kemi guximin të bëjmë që të shkojmë te mbreti atëher pajtohemi me ty dhe po e provojmë.

Shpërndahen burrat dhe plaku pasi që dha fjalën filloi dhe e bëri këngën për mbretin dhe ku do që shkonte e këndonte atë këngë dhe shumë shpejt kënga morri dhenë . Filluan shumë këngëtar tëasaj kohe ta këndojnë se vërtetë ia kishte thurrë mirë . Pas disa dite i shkoi fjala mbretit se të kan ba nje këngë o mbret. Mbreti i surprizuar nga kjo që ndjeu dhe po i u thot zaptive ,

Mbreti; Ç’far thot kënga ?

Zaptiu;Po valla lartmadhëri, kënga ka fjalë të mira por edhe ka kritika mjaft.

Pasi që mbreti u njoftua për ç’far thuhej në këngë  ,menjëher i dha  urdhër ushtarëve ..

Mbreti; Urdhnoj që të ma sillni këtu atë plakun dhe te ibëhet gjyqi menjëherë.!!

Shkuan ushtarët dhe kërkuan e kerkuan dhe më në fund e gjetën plakun , e morën dhe e sollen te mbreti.

Mbreti si mbreti për ta treguar primatin dhe fuqinë e vet, ia sjellin plakun përpara tijë dhe 4 këshilltarët e mbretit të cilët do e këshillonin mbretin se si dhe sa ta dënojnë plakun.

Mbreti: Hë ore plak ! Ç’far thua, si e ke ba atë këngë për mua si pate guximin ,dhe a e din që për këtë këngë ty të hiqet koka sot.

Plaku;  Nuk nxjerrë fjalë nga goja për pos që rrudhë krahët , Po Lartmadhëri si të thoni ju..

Mbreti pas shumë qortimeve ndaj plakut filloi dhe po i pyet këshilltarët e vet nga i pari deri te i katerti.

 

Këshilltari i parë ; Mendimi im është që këtë me e pre copa copa para popullit.

Këshilltari i dytë; Mendimi im është që këtë njeri duhet së pari me e rjepë e me e pre copa copa para popullit.

Këshilltari i tretë; Mendimi im është që kë të njeri duhet me e futë në zjarr në grumbull të druve të gjallë para popullit.

Këshilltari i katërt:Lartmadhëri , unë mendoj që personin në fjalë duhet ta njohim me thellë, nga është, kush është ç’far halli e ka shty që e ka ba një vepër të tillë , andaj duhet të mos ngutemi pa e analizua edhe pak e në fund vendosim për fatin e tijë.

Mbreti pasi i dëgjoi këilltarët e vet dhes humica e tyre e dhan mendimin për ekzekutimin e tijë në një apo formë tjetër, pa një pa dy po i drejtohet plakut .

Mbreti: Hë ore plak a po e shef se ç’far ta ka ba goja e këshilli mbretnor po e jep mendimin me te ekzekutu. Ç’far ke për të thënë për fund ??..

Plaku: Lartmadhëri asgjë nuk kam për të thënë por e kam vetem një kërkesë,

A mund ta di se ç’far zanati kan pasë baballarët e këshilltarve të tu ?

Mbreti u habit me pyetjen e plakut dhe nga kurreshtja vërtetë ishte pyetje e pranuar dhe filloi radhazi të i pyet këshilltarët e tijë;

 

Këshilltari i parë ;Babai im ka punua mishtar , kemi pasë mishtore han e don..

Këshilltari i dytë; Babai im asht marr me rjepjen e kafshëve dhe regjjen e lëkurave.

Këshilltari i tretë; Babai im ka punu në shkritore xeheje dhe përherë e ka pasë detyrë me e mbajtë zjarrin dhezun.

Këshilltari i katërt: Babai im ka qen mifti , kryeimam i kasajë nahije.

Tani mbreti pasi i degjoi përgjigjet e të katër kshilltarve ,iu drejtua plakut.

Mbreti: A e shef pra ? Secili ka pasë angazhime pune. Çka ke për të thënë tjetër plak.??

Plaku.Lartmadhëri ,asgjë nuk kam për të then përveq se të propozoj që për me e udhëheqë më mire këtë mbretni , duhet ta dëgjosh këshillen e djalit të miftiut se vërtetë me këta tre të parët nuk do e keshë mbretninë ma…   ( Përralla në shkallë e emira në ballë).

 

Prishtinë 02.09.2020     E kam degjuar nga miqt e mi –

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.