30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Era Nil (Magnolia )

Kjo pemë quhet qershia në lulëzim “cherry blossoms”

Kjo pemë eshte me origjinë Japoneze.

Kjo pemë simbolizon ardhjen e pranverës, gjithashtu kjo pemë me lule rozë të ëmbël ka një histori të bukur.

Herën e parë që kjo pemë iu dhurua Amerikës ishte si shenjë e vendosjes së një marrëdhie miqësore mes dy vendeve që rezultoi në krizë diplomatike.

George Washington nuk preu me sopatë pra nuk ka dēmtuar një pemë qershie , eshte thjesht një mit.

Kjo pemë ka jetë gjatësi 16-20 vjet por ka specie që shkojnë deri 250 vjet. Amerika ka ligj që të penalizon nëse keput një degë të kesaj peme në Washington DC.

Degët e rëna për tokë janë thjesht dekoruese në funksion, ndryshe nga pemët që japin fruta ushqyese, pra këto rriten për bukurinë e tyre.

400 pemët e qershive të dhuruara nga clubi i grave Japoni në Amsterdam janë të identifikuara me emra.

Petalet e kesaj peme jane të ngrënshme dhe perdoren në ëmbëlsira dhe çaj.

… disa fakte interesante për pemën

“”””””””””””””””””””””””

Trokitur kish’ pranvera
Trokitur erdhe ti
Dua lulet e marsit
Dua aromën e tyre
Të dua ty.
Trokitur kish’ pranvera
Trokitur erdhe ti
E shkrirë ngjyrat binin
Puhizë e diellore
Aromë dashuri.

Trokitur kish’ pranvera

Trokitur erdhe ti

Bardhësi ish ende dëbora

Vezullonin sytë e tij

Në çastin dashuri.

“””””””””””””””

E lirë në shpirt… ©ERA

Atje, hedhur

e flakëruar

mes teje dhe ajrit

fluturoj.

Ndjehem

pendëlehtë

e pakrahë

e brishtë

e pafrymë,

shkrirë me ajrin

në molekulat ujore.

Nis vallzimin hyjnor

mbi petale

pemësh gjigande

përputhur me retë.

Përhumbas e lirë

pa menduar

ku shkoj

nga vij

dhe pse …

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.