20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Era Nil (Magnolia )

Ti je aq e mahnitshme, sa … (më lë pa fjalë)

Ti ke atë buzëqeshje …

ku sytë bëhen të vegjël dhe të qeshin

ku lëkura e fytyrës tënde zbardhet, tendoset

ku venat fije hollë formuar mbi ballë duken sikur të shpërthejnë nga e qeshura

ku buzët e kuqe bëhen tërkuzë vesh më vesh si fytyra e një kllouni

ku rrudhat e imta anash syve shpojnë si shigjeta të harkuara

ku dhëmbët e bardha si rruaza fildishi të buzëqeshin innocently, si fëmijë

ku kaçurrelat duket sikur të gjarpërojnē nga harlisja.

Ti je e mahnitshme, sa … ( më lë pa fjalë)

shpirti yt ngahera lodërzon, me ind buzëqesh!

Dy vargje mbi det

sot shkrova

nanë e bijë

njat’dashni zgjova.

Dy vargje mbi det
m’lëkundën at shpirt
si vala me bregun
lëkunden përditë.
Dy vargje mbi det
t’ambla ëngjëllore
t’veshura me të bardha
si dashnitë hyjnore.
Dy vargje mbi det
mshtjell mbi supe
nanë e bijë
asht’gzim, asht’puthje.
Dy vargje mbi det
asht’ndjenjë,
asht’furi,
asht’magji
i pafund asht’shpirti nanës
e mallueme asht’kjo dashni.
Nanë e bijë
dy vargje mbi det
asht’mal
asht’oqean,
asht’ thellësi
asht’tokë
asht’rruzulli n’pafundsi
asht’për jetë dashni.

… më ngacmoi kjo foto ,

kishte kaq shumë ndjenjë,

kishte kaq shumë nënë-bijë dashuri

May be an image of 2 njerëz dhe tekst
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.