8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Erblina Asllani

FLENE NE SHPIRT
Nen hijen e pemes
ulur ne nje lendine
me vjen nje ze prane vetes
i embli zeri i poezise.
Era mendimet mi perkedhel
nje liber i bardhe para me del
e me thote nja dy-dri fjale
muzen qe ke ne shpirt mbi fleta me derdh.
Nuk ngurova aspak me thene te drejten
e mora librin ne preheren tim
aty u takuan pena me ndjenjen
e shperthyhen ne vargezim.
I mbylla syte nisa te imagjinoj
librat njeri pas tjetrit po i kaloj
brenda tyre flene shpirti im i qete
ndjenjat mi shpalos si deti vete.EA🖊
TROKITJE NE ZEMER
Hapma deren se erdha
mos me bej te pres me gjate
se s’dua te vyshkem si gjithja
e te zbehen fletet si kashte.
Me lere te hyj e te flasim gjate
kemi shume gjera per te thene
mos e lere penen ne te thate
ushqeje me gjakun qe te kane lene.
Te shkelqejne syte kur shkruan
heshtja te kuptovet pa thane asni fjale
dora ste lodhet kur penen e merre
se ca gure minerali prej erresires nxjerr.
Librin e shkrimin sdo i ndaj kurre
le te ngulen ne zemren time perjete
se e copezojne mllefin bere gure
qe te mbushen mijera flete. EA🖊
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.