13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Erinda Bendo 

Përmeti-Derivat vlerash!

Vlerat dhe antivlerat sot nuk janë cilësi të prera me thikë, përpos faktit që jetojmë në një vend ku është përzier bari i thatë me të njomin. Është një larmi vlerash dhe antivlerash që diku përzihen e diku dallohen po nuk ka një etalon fiks e as një”sitë” të mirëfilltë shoqërore.

Megjithatë brezi i dytë dhe i tretë pajtohet gati 90 përqind se kur flitet për vlera të mirëfillta:qytetarie, mënçurie, historie, urtësie, arti, mikpritje: Përmeti është një qytet pararojë dhe shembull i tyre.

Mendoj se edhe pak krenare ndjej pasi andej i kam rrënjët  e origjinës dhe unë. Por më shumë se rrënja, mua më vjen shumë mirë si e re që jam kur shoh që thuhen fjalë të mira, kur shoh që lavdërohen njerëzit, kur ngrihet njeriu, sepse kemi aq shumë nevojë për njerëz të edukuar, që përshëndesin dhe të duan të mirën pa kurrfarë interesi në mes, por që marrin e japin me zemër. Dhe më shumë herë për të e ndihem shumë keq kur njerëzit sot edhe një mirëmgjes ta thonë me interes. Njerëzit e edukuar i gjen në Shkodër e Pukë , Krujë , Korçë e kudo, por kurrë mos ta kemi këtë për mendjemadhësi, përkundrazi.

Eee jam shkodran e t’tana i baj, jam tironc e jam bujar, jam përmetar e s’do të thotë me se s’bën me qenë derivat i të edukuarit.

Ka  përmetar te djallëzuar aq sa ka  në çdo  qytet tjetër, sepse kam njohur mirditorë zotërinj që e linin brezin e ri të përmetarëve vite dritë mbrapa.

Por gjithnjë po flas për raste sporadike, se s’mund të flas në veçanti pa i njoftë të gjithë.

Por gjithsesi ne kemi nevojë sot më shumë se kurrë të dijmë se këtu ka njerëz kaq të kulturuar e të butë, ne kemi nevojë për “Nur” qytetari. Se kështu ia vlen të jetohet . Unë jam e lindur në Tiranë, por dhe : për  mikpritjen që ëndërroj se do e gjej në çdo shtëpi atje, për gojëdhënat e muzikën e bukur, për lumin e këngës “Vjosën”,  për iluminizmin e tre Vëllezërve  Frashëri(sepse të mbaroje në atë periudhë shkollën e Janinës ishte e barabartë me Okafordin sot), për tregimet e Nonda Bulkës, për ushqimet aq të  shijshme, qofshin Ort’hodoksë apo Bektashinj të cilët të lënë kryesisht një shije të ëmbël, njësoj si ajo glikoja e tyre karakteristike në  fund : unë i dua përmetarët.

Erinda Bendo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.