Nese do mepyeste dikush: “Po ti si e imagjinon parajsen?,,
Mbyll syte dhe i pergjigjem pa u menduar dy here: sikur ndodhem mes artistave shkodrane tek “Kafja e madhe”, Duke darkuar mbremjen e Krishtlindjeve.. Sepse paqja dhe parajsa sado ti duam shkrimet dhe librin, nuk është dicka e “ngrire “, per me ndejtur si ne teater, si ne muze! Paqja nuk është te rrish tere diten vetëm e të meditosh per nje mize, paqja është jeta! Kur ti je i gjalle, qe do te thote kendon e kercen, ha dhe pi, qesh, ben humor, hedh e pret batuta (nuk ka rendesi numri I miqve me te cilet operon). Nuk është parajse vetmia apo te berit kot si mendjemadh vetëm e vetëm per te bere interesanten! Parajsa është ketu ne toke, është jeta jone, është humanizmi dhe ndershmeria e besnikeria me njerëzit!
Kur kam qenë e vogël kam njohur artistin e madh Paulin Prekën i cili edhe duke ngrënë bukë me një copë thikë dinte të bënte humor, aq sa ti të qeshje një orë pa pushim. Pa përdorur mimika fytyre, pa qeshur e pa banalitete, sepse ashtu si thika, vet dialekti apo e “folmja “ shkodrançe është si një thikë me dy teha,,, që le vend shumë per humor, e për te nenkuptuar shumë “kunja”, vlera dhe mesazhe veç me një batute… Parajsa është te festosh cdo sekond qe jeton në kete bote kalimtare. Nuk është parajse vec te mbash ere faqet e librave por te dhurosh e te krijosh pa u lodhur! Parajsa është te ndihesh krenar, i gjalle dhe unik pa u lekundur në asnje moment nga vlerat themelore te normave te qytetarise , e te moralit! Parajse është te falesh dhe pajtohesh, te thuash me fal, te rregullosh marredheniet, te harrosh e festosh serish, megjithe zemer, me shumë ngrohtesi e dashuri, dhe jo duke llogarite me ftohtesi si gjarpri! E.B