23.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Korrik 2025

Erinda Bendo

Shofer-“Made in Albania 🇦🇱 “

Një kategori shumë e vogël, por shumë interesante në shoqërinë shqiptare, janë shoferët e mauneve, kamioneve dhe makinave apo autobuzeve qe dilnin jashte kufijve ne vitet e periudhes se regjimit komunist.

Po përse kishin kaq shumë rëndësi shoferat e eksportit gjatë regjimit komunist, dhe për çfarë arsye kishin ata një vend aq të respektuar në shoqëri, sidomos në qytetet kryesore dhe kryeqytet, por më tepër në qytetet kufi-si Durrës, Shkodër, Tropojë, Peshkopi, Sarandë?

Kjo, për faktin se në tregun Lindor pra në vendet e përfshira në kampin socialist gjithçka mundet të shkëmbehej vetëm me klering= mall me mall.

Pra, nuk ishte nevoja të pagohej “cash”, ashtu siç ndodhte në perëndim normalisht.

Nëse eksportoje kafe shqiptare, qepë, domate, presh, apo speca mund të merrje lehtësisht makina.

Dhe shoferët me të drejtē thonin shpesh: “Socializmi u ngrit me forcat tona, e u forcua me kontributin tonë”.

Po ti referohemi për saktësi edhe historisë ekonomike, formula e njohur quhej KNER-i (këshilli i ndihmës ekonomike reciproke).

Shqipëria gjithashtu ka qenë pjesë e organizmave të lindjes dhe mund të merrte makina të prodhimit lindor , duke i shkëmbyer ato me produkte bujqësore dhe produkte artizanale (pra , kryesisht të industrisë së lehtë dhe ushqimore).

Duke qenë se harta e shteteve komuniste sa vinte e po zvogëlohej gjithnjë e më shumë, por edhe marrëdhëniet tona me to sa vinin e ngushtoheshin, për pasojë të vetmet rrugë apo udhëtime që këta shoferë bënin ishin në Mal të Zi, Serbi,Kroaci, Çeki, Rusi, Poloni dhe Rumani. E si pasojë e kësaj të vetmet makina që qarkullonin në Shqipëri vinin nga këto vende, të vetmet mallra importi qarkullonin nga këto vende, (ndonëse nga shoferët thuhej se harxhonin naftë shumë më tepër sesa ato perëndimoret, por kjo s’përbënte ndonjë problem përsa kohë e mbulonte prodhimi vendas.

Por pse e kujtojnë me aq nostalgji shoferët e importit atë periudhë? Madje, me lot në sy disa prej tyre?

Madje ata as nuk e urrejnë kampin socialist të vendeve që përmenda, kjo sepse mikpritja ballkanase është kudo shumë e ngjashme, dhe ata respektoheshin kudo që shkonin.

Por edhe këtu respektoheshin shumë, kur ktheheshin, nga familja, rrethi, shoqëria.

Mendoj se kjo ndodhte për shumë arsye (me sa kam arritur të analizoj psikologjinë e shqiptarëve në atë periudhë).

  • Për faktin se ishin të vetmit njerēz që mundet të shihnin matanë: gardhit! Që mund të sillnin një frymë ndryshe,
  • Për faktin se mundet ti mbaronin punë (dikush i jepte tre triko leshi, ti shkëmbente me një fustan apo copë për pajë që këtu s’ gjëndej. Dikush i jepte ndonjë gjë me vlerë, për ta shkëmbyer me ndonjë kasetë me muzikë të jashtme sllave (kush është rrit pranë tyre, ata dëgjonin kryesisht këtë muzikë nëpër udhëtimet e tyre të gjata, pikërisht yjet e viteve ‘70,’80,’90 : Lepa Brena, Dragana,Boban Zdravkovic etjetj.. , dhe shumë fëmijë janë rritur me këto video kaseta duke i pas si model në jetë(ashtu sikundër dhe unë).
  • Këta shoferë respektoheshin për faktin se kryesisht ishin djem të rinj, të zgjuar, te fuqishëm e të pregatitur për rrugëtime të gjata: me nga dy-tri ditë zgjuar, shpeshherë edhe pa shoqërues me vete. Këtë e tregon edhe mosha e tyre, sepse sot nuk janë më shumë sesa 50,60 apo 70 vjeç pra, kanë qenë shumë të rinj.
  • Për faktin se ishin të qeshur, djem çapkën: njëjtë si Iljazi (personazhi i adhuruar tek filmi “Shamikuqja”,apo protagonisti çapkën tek filmi shqiptar:” Flutura në kabinën time”, pra ai që vepron me intuitë me zemër , që e pëlqejnë vajzat që der në atë kohë s’guxonin ta hidhin shikimin përtej tokës, pak rebel, pak shakazhi, i guximshëm dhe ai rebelizëm që aq shumë i mungonte shqiptarëve derisa “plasen “ në vitin 1990. Mendoj se si “intership “, si “subjekt ndermjetesues “, ata djem kanë shërbyer më së miri dhe përveç respektit duhet të kenë përherë edhe mirënjohjen tonë. Kanë bërë ç’kanë mundur, duke respektuar njëkohësisht edhe detyrën që i kishte besuar shteti. Shoferat e  kamioneve e makinave:”Made in Albania “, kanë qenë e vetmja frymëmarrje e dritare e kësaj shoqërie, që i mungon aq shumë guximi e që mesa duket… e adhuron rebelizmin por nga nevoja e fukarallëku po jeton nën diktat edhe sot në vitet 2020…!

E.B

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.