13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Ernest Marku

ARSYET E NJI MUNGESE
Në 150-vjetorin e dhuratës së Zotit për shqiptarët, nuk kiem hala të denjë për te.
Shumë kombe ma të mdhej e ma të fuqishem se na, nuk e paten fatin e nji dhurate të tillë. Grekët Antikë paten Homerin, romakët Virgjilin, italjanët Danten, gjermanët Gëten, anglezët Shekspirin, zviceranët Shilerin, spanjollët Servantesin, indianët Rabridanath Tagoren, kinezët Konfucin, tibetianët Budën, rusët Tolstoin e Dostojevskin, francezët Balzakun, malazeztë Njegoshin dhe… ne patem Gjergj Fishten.Mund të jetë një imazh i Ernest Marku, i ulur dhe ambiente të brendshme
Na 50-vjeçarët e ma nelt, nuk kena m’e pasë shansin m’e pritë 200-vjetorin. Ky kje rasti jonë dhe na dështuem. Unë dështova. Ai na msoi me kenë shqiptarë. Ai na bani krenarë. Kurse na dështuem. Ndoshta për me tregue pse bate mire edhe kur na fshikullote me sarkazëm, tue na vue n’bisht t’Lahutës. Dështuem t’perpjetës s’Parnasit.
1. Unë dështova dhe na dështuem në shpalljen e vitit të Fishtës. Ky vit ishte 30 dhjetor 2020 – 23 tetor 2021, por qeveria shqiptare nuk e pa t’arsyeshme nji gja të tillë. Përkujtime pati gjithandej, por pa nji krye a nji logjikë organizative.
2. Unë dështova dhe na dështuem si Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë. Dikush gjeti kohën e gabueme për me u dorhjekë, dikush tjeter quejti ma të randsishem faktin se kush nuk duhej me u ba kryetar, nji tjeter hezitoi ma shumë se duhej per t’u ba. Të tjerët kien e mbeten kalimtar. Unë dështova per me ruejtë ekuilibrat.
3. Unë dështova dhe na dështuem si Bashki Lezhë, per me afrue shoqninë civile në nji perkujtim të përbashkët letraro-artistik. Mndyra ma e keqe per me ba dishka, asht me i ra gozhdës kur tjetri i bjen patkoit. Mndyra ma e mirë për me zhvlersue nji vlerë, asht m’e nderue bashk me vlerat e zakonshme apo edhe me antivlerat. Unë dështova për me negociue. Nuk ruejta koherencë dhe gabova me 27 dhjetor 2020.
4. Unë dështova dhe na dështuem për me terhjekë vëmendjen e mediave drejt ksaj ngjarje. Unë dështova në promovimin e Fishtës.
Dikush mundet me thanë se nuk u ba nami. Dikush tjeter se boll bame apo se ja kalueme krejt mirë. Dakort. Nuk e kanë të tanë merakun tem. E teprova? Ndoshta… Por askush tjeter nuk kie ma afer shpirtit të tij, kto katër vjet studime e promovime. E ndjeva forcën, por edhe dhimbten e shpirtit të Tij. Dhimbta e tij u ba dhimba jeme… Nuk pres me m’kuptue.
Shka me ju thanë tjeter?!…
Jeta vazhdon…
Thrras kohën në ndihmë… me m’largue dhimbten
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.