8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Erona Mehmeti

KUR DIKUSH T’I FAL KRAHËT

 

Që nga fëmijëria, qëkur i mësova shkronjat e alfabetit tonë të shenjtë, unë shkruaja fshehurazi nga ndonjë varg. Ishte fshehurazi sepse mendoja që të tjerët do të më përqeshnin për shkrimet e mia. As prindërve nuk kisha guxim t’u tregoja. I mbaja sekret në sirtarin tim në një skutë të dhomës ku i mbaja edhe kukullat e fëmijërisë dhe askujt nuk do t’i shkonte mendja se aty fshiheshin ëndrrat e mia.

Kur dola në klasë të gjashtë, shkruaja ndonjë ese, ndonjë shkrim në orën e gjuhës shqipe dhe këtë e vërejti mësuesja ime, Flora Peci. Meqenëse mësuesja ime Florë është edhe shkrimtare, nuk e pata vështirë t’ia hap edhe sirtarin tim e që ajo e priti me admirim.Mësuesja që m’i realizoi ëndrrat. Nuk ka ajo egoizëm, jo. Biesdoi me prindërit e mi dhe pas mirënjohjes e falënderimit të prindërve të mi, mësuesja Florë filloi të më motivojë më ëmbëlsinë e saj të pashoqe që unë të thur ende vargje. Nuk ishte e lehtë se mësuesja ishte shumë strikte në këtë aspekt dhe nuk më linte të gaboja. Ishte i vështirë vetëm fillimi se unë mendoja se nuk do t’ia dilja, por këmbëngulësia e saj, mirëkuptimi, durimi, më dhanë krah.

Unë merrja pjesë në aktivitete të ndryshme letrare , kuptohet me mësuesen time që i jam mirënjohëse përjetësisht dhe e fitova vetëbesimin se mund t’ia dal. Bashkë shkuam në shumë vende: Prishtinë, Prekaz, Pejë, Tiranë ku edhe m’u përurua libri im i parë “ Shkruaj me shkop magjik” dhe këtë shkop m zbuloi mësuesja ime, të cilës i jam mirënjohëse përjetësisht.Në sytë e mësueses Florë shoh dashurinë e çiltër, bardhësinë e zemrës dhe librin tim të parë. Ajo m’i dha krahët dhe më bëri që unë ta ndjej fjalën e bukur të miqve tiranas e mirditorë rreth librit tim.

Përjetësisht mirënjohëse.

Erona Mehmeti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.